TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

ASK: Eksportet e Kosovës mbulojnë vetëm 17 për qind të importeve në shtator

by teve1
2 orë ago
0
A A
ASK: Eksportet e Kosovës mbulojnë vetëm 17 për qind të importeve në shtator

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin shtator 2026, sipas të cilave eksportet e Kosovës mbuluan vetëm 17 për qind të importeve.

Sipas ASK-së, deficiti tregtar në shtator arriti në 534 milionë euro, krahasuar me 520,5 milionë euro në të njëjtën periudhë të vitit 2025, që paraqet një rritje prej rreth 2,6 për qind.

Vlera e eksporteve të mallrave gjatë shtatorit ishte 109,4 milionë euro, ndërsa importet arritën në 643,4 milionë euro.

Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, eksportet shënuan rritje prej 27,5 për qind, ndërsa importet u rritën për 6,1 për qind.

Sa u përket grupeve kryesore të eksporteve, pjesën më të madhe e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, me 24,3 për qind, të pasuara nga produktet minerale me 17,1 për qind.

Plastika, goma dhe artikujt prej tyre përbëjnë 10,3 për qind, ndërsa ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani 10,1 për qind.

Në anën e importeve, produktet minerale përbëjnë 19,8 për qind të totalit, pasuar nga ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani me 11,8 për qind.

Mjetet e transportit përbëjnë 11,2 për qind, makineritë dhe pajisjet mekanike e elektrike 11,1 për qind, ndërsa metalet bazë dhe artikujt prej tyre 10,1 për qind.

Eksportet e Kosovës drejt vendeve të Bashkimit Evropian arritën në 34,2 milionë euro, apo 31,3 për qind të eksporteve të përgjithshme, duke shënuar rritje prej 22,1 për qind.

Gjermania ishte partneri kryesor për eksport në BE, me 9,8 për qind të eksporteve të përgjithshme, e ndjekur nga Holanda me 2,7 për qind dhe Bullgaria me 2,3 për qind.

Ndërkaq, importet nga vendet e BE-së arritën në 281 milionë euro, që përbënin 43,7 për qind të importeve të përgjithshme.

Kjo paraqet rritje prej 12,7 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Partnerët kryesorë për import ishin Gjermania, me 12,5 për qind, Greqia me 6,5 për qind dhe Italia me 4,4 për qind.

Eksportet e Kosovës drejt vendeve të CEFTA-s arritën në 55,6 milionë euro, ose 50,8 për qind të eksporteve të përgjithshme, duke shënuar rritje prej 36,8 për qind.

Shqipëria ishte partneri kryesor në këtë grup me 25,3 për qind të eksporteve të përgjithshme, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 13,9 për qind, Mali i Zi me 5 për qind dhe Serbia me 4,5 për qind.

Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 86,7 milionë euro, ose 13,5 për qind të importeve të përgjithshme, duke shënuar rënie prej 1,2 për qind.

Pjesëmarrjen më të madhe në këtë grup e kishin Maqedonia e Veriut me 6,2 për qind, Shqipëria me 3 për qind dhe Serbia me 3 për qind.

Eksportet drejt vendeve të tjera arritën në 19,6 milionë euro, ose 17,9 për qind të eksporteve të përgjithshme.

Partnerët kryesorë në këtë grup ishin Zvicra, me 8 për qind, dhe Turqia, me 3,6 për qind.

Ndërsa importet nga vendet e tjera arritën në 275,7 milionë euro, ose 42,8 për qind të importeve të përgjithshme.

Kina ishte partneri kryesor me 15,2 për qind, e ndjekur nga Turqia me 10,5 për qind./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nis ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të FSK-së, të pranishëm krerët shtetërorë

Nis ceremonia e betimit të rekrutëve të rinj të FSK-së, të pranishëm krerët shtetërorë

Dështon seanca e Apelit ndaj policit të akuzuar për aksidentin ku vdiq 26-vjeçarja

Aktakuzë për mashtrim në prokurim publik, dyshohet se u falsifikua certifikata për tenderë mbi 500 mijë euro

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në Vërmicë, me vlerë rreth 1,200 euro

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në Vërmicë, me vlerë rreth 1,200 euro

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 9 objekte ndërtimi në Prishtinë dhe Ferizaj

Komisioni miraton propozimet për Byronë, rrëzohet amendamenti i Përparim Grudës

Komisioni miraton propozimet për Byronë, rrëzohet amendamenti i Përparim Grudës

Tentoi të shiste pronë për 800 mijë euro me dokumente të falsifikuara, dënohet me 6 vjet burgim

Shtyhet seanca fillestare ndaj Miljojko Gjorgjeviq, i akuzuar për krime lufte në Zveçan

Shiten pothuajse të gjitha biletat për ndeshjen Kosova – Izraeli, më 14 nëntor

Shiten pothuajse të gjitha biletat për ndeshjen Kosova – Izraeli, më 14 nëntor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën