TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

OVL-UÇK reagon pas kthimit në Kuvend të Ligjit për Specialen

by tëvë1
1 orë ago
0
A A
OVL-UÇK reagon pas kthimit në Kuvend të Ligjit për Specialen

OVL-UÇK ka reaguar ndaj kthimit në Kuvend në rishqyrtim të Ligjit për Specialen nga presidentja Justina Shiroka-Pula, pas kërkesës së PDK-së.

Kjo organizatë u bëri thirrje të gjitha partive parlamentare që të mos bëjnë politikë me këtë ligj dhe të mos e përdorin atë për interesat e tyre partiake.

“Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së po e përcjell me shqetësim debatin rreth plotësimeve dhe ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara. Ky ligj ka rëndësi të veçantë për luftën tonë dhe për ish-udhëheqësit e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, ndaj të cilëve në shkallën e parë është shqiptuar dënim i papranueshëm, i padrejtë dhe krejtësisht politik. OVL UÇK, u bën thirrje të gjitha partive parlamentare që të mos bëjnë politikë me këtë ligj dhe të mos e përdorin atë për interesat e tyre partiake. Sipas ekspertëve juridikë që e mbështesin OVL-në e UÇK-së, ligji nuk ka asnjë pengesë juridike dhe miratimi i tij varet vetëm nga vullneti politik”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK-së.

Sipas kësaj organizate, edhe përfshirja e çështjes së faljes për krime lufte po cilësohet gabimisht si antikushtetuese, sepse edhe ligji ekzistues për Dhomat e Specializuara, shprehimisht e rregullon çështjen e faljes dhe të zbutjes së dënimit, duke ia lënë këtë kompetencë direkt Kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova.

“OVL UÇK, vlerëson se tani kur shumica e deputetëve të Kuvendit të Kosovës kanë dëshmuar gatishmëri e vullnet të mirë për ta votuar këtë ligj, propozimet për dispozita të reja nuk duhet të shërbejnë si arsye për zvarritjen apo pengimin e procesit.

OVL UÇK, u bën thirrje të gjitha partive politike që, në rast se ligji rikthehet në Kuvend, plotësimet dhe ndryshimet e nevojshme të bëhen pa vonesa dhe të miratohen me procedurë të përshpejtuar.

Në të kundërtën, OVL UÇK paralajmëron përshkallëzimin e veprimeve dhe protestave në mbrojtje të kërkesave të veteranëve dhe të luftës sonë çlirimtare”, thuhet në reagim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Deda: Kthimi i Ligjit për Specialen shmangë konfrontimin e Kosovës me  BE-në

Deda: Kthimi i Ligjit për Specialen shmangë konfrontimin e Kosovës me BE-në

Grupi Punues për strategjinë shtetërore do të marrë parasysh deklaratën e Kuvendit

Me kërkesë të PDK-së Ligji për Specialen kthehet për rishqyrtim, reagime të ashpëra

Gucati: Dëshmia e Clark do të jetë një bombë për Gjykatën Speciale”

Krasniqi refuzon çdo trajtim mjekësor nga Specialja – Gucati rrëfen se si u operua dy herë në Hagë

Prishtina i detyron mësuesit të qëndrojnë 8 orë në shkollë, SBASHK e kundërshton

“Këndi i Debatit” 22.10.2026

Nxënësit i ngec një pjesë e lapsit në fyt – shpëtohet nga arsimtarja

Nxënësit i ngec një pjesë e lapsit në fyt – shpëtohet nga arsimtarja

Gruda: Qeveria Kurti po e shkatërron administratën publike

Gruda: Ligji për Specialen nuk ka asnjë gabim, qëndroj prapa çdo shkronje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën