Për skuadrat e Ligës së Parë të Kosovës në futboll nuk ka pushim, pasi menjëherë në vikend do ta luajnë xhiron e radhës.
Xhiro e 12-të e kategorisë së dytë të futbollit kosovar, do të zhvillohet të shtunën dhe të dielën, ku përballjet do të nisin në orën 14:00, përkatësisht nga ora 13:00.
Të shtunën, janë në program dy ndeshje, Ramiz Sadiku – Vëllaznimi dhe Tefik Çanga – Prishtina e Re, të cilat startojnë prej orës 14:00.
Ndërkohë, të dielën nga ora 13:00, luhen shtatë duelet tjera, ku takohen: Trepça – Trepça ’89, Dinamo – Vjosa, Lepenci – Liria, Kika – Ferizaj, Suhareka – Besa, Rilindja 1974 – 2 Korriku dhe Mitrovica – Istogu.
Në tabelë, aktualisht e para është Prishtina e Re me 24 pikë të mbledhura, e ndjekur nga Liria me 23 dhe Rilindja 1974 me 21 pikë.











