TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

10 vjet burgim për të akuzuarin për krime lufte-dëshpërohen familjarët e viktimave

Sot Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 10 vjet burgim, Millorad Gjokoviqin, për krime lufte në Ozdrim dhe në fshatra përreth rajonit të Pejës. Të pakënaqur me këtë vendim, u shprehen ata që e pësuan nga krimet e ish-policit serb.

by Fëllënza Krasniqi
2 orë ago
0 0
A A

Të mërkurën erdhi nga Peja në Prishtinë.

Pas pak minutash, Albina Krasniqi do ta shoh edhe një herë, ish-fqinjin serb në Pallatin e Drejtësisë.

Ky i fundit, që në gjykatë u fut larg syrit të medieve, ndodhet në bankën e të akuzuarit për krime lufte në fshatin Ozdrim të Pejës.

Krasniqi thotë se është e bindur se Millorad Gjokoviq, është fajtor për vrasjen e gjashtë anëtarëve të familjes së saj.

“Ne jemi kanë pak më të rijnë si kemi kuptuar shumë gjërat, por po ka qenë fqinjë i joni e unë jam e bindur që ky ka pasur dorë në vrasje me plot bindje e them këtë”, tha Albina Krasniqi.

E gjithë ngjarja ndodhi në majin e vitit 1999, kur ushtria e rregullt serbe dhe grupet paramilitare, hynë në Ozdrim të Pejës.

Ndërsa lajmin e kobshëm pas ngjarjes, Albina Krasnqit ia kumtoi djali i axhës.

“Krimet e luftës që na kanë shkatërrua, emocionalisht, shpirtnisht s’di as si me shpjegua. Skam pasur komunikim një kohë me ta, kam kuptua prej djalit të axhës, sa është e rëndë nuk mundem me përshkrua. Është një dhimbje që nuk hiqet kurrë në jetë”, shprehet ajo.

E momenti që e priti për 27 vjet, erdhi të mërkurën.

Gjykata Themelore në Prishtinë, e shpalli fajtor Millorad Gjokoviqin dhe e dënoi me 10 vite burgim.

“Gjykata shpall këtë aktgjykim: Në emër të popullit, i akuzuari Milorad Gjokoviq shpallet fajtor, sepse në periudhën e luftës në Kosovë, më 7 maj 1999, në fshatin Ozdrim, Komuna e Pejës, i akuzuari, në cilësinë e policit rezervë, me persona të tjerë, i ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare gjatë kohës së luftë. Gjykata, në bazë të dispozitave të Ligjit Penal të ish-Jugosllavisë, të akuzuarin e dënon me 10 vjet burgim, ku do t’i llogaritet edhe koha e paraburgimit, u shpreh kryetarja e trupit gjykues, Donikë Shala -Abdyli.

Por, ky vendim nuk ishte ai që e priti Albina Krasniqi.

“Nuk e kam pritë mirë vendimin, është shumë i dështuar kam prit me u dënua me vdekje, me u dënua për vrasjet që i ka bë. Unë kufomat nuk i kam kurgjo diçka më shumë nuk kam lyp veç të i dijë kufomat e tyre”, shprehet e dëshpëruar ajo.

Të pakënaqur që ish-policit serb, iu dhanë vetëm 10 vjet burgim u shprehen edhe dëshmitarët e krimeve të tij.

“Asnjë dënim nuk mund të kthejë jetën e atyre që u morën padrejtësisht, por triumfi i së vërtetës është obligim. Për vrasje asnjë ditë dënim, gjykata nuk e dha. Shumë dobët, nuk e di çfarë dënimi është ky. Qesharak. Ku është drejtësia, ku janë vrasjet, kufomat?! Kemi bërë obduksionin e tyre, i kemi nxjerrë nga varrezat. Më 8 korrik 2022, ashtu ekspertiza është dalë, me dy plumba të vrarë, dy persona i kam të vrarë në të njëjtin vend. I njëjti vrasës, ato nuk janë marrë për bazë”, tha Halit Gashi-dëshmitar.

Ndryshe, vet Millorad Gjokoviq, gjatë procesit gjyqësor ishte deklaruar i pafajshëm.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Halli nga mbeturina-qytetarët: Fajin e kemi edhe vetë

Halli nga mbeturina-qytetarët: Fajin e kemi edhe vetë

Pas më shumë se dy dekadash, rivarrosen mbetjet mortore të Liridona Deliut

Pas më shumë se dy dekadash, rivarrosen mbetjet mortore të Liridona Deliut

Kurti: Marrëveshjet nga Procesi i Berlinit duhet të zbatohen nga të gjithë

Kurti: Marrëveshjet nga Procesi i Berlinit duhet të zbatohen nga të gjithë

Bashkëpunimi Kosovë-Zvicër në shëndetësi, në fokus të takimit mes Vitisë dhe ambasadores

Bashkëpunimi Kosovë-Zvicër në shëndetësi, në fokus të takimit mes Vitisë dhe ambasadores

Halli nga mbeturina-qytetarët: Fajin e kemi edhe vetë

Halli nga mbeturina-qytetarët: Fajin e kemi edhe vetë

Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor në Hagë

Jakup Krasniqi refuzon kujdesin mjekësor në Hagë

Pas më shumë se dy dekadash, rivarrosen mbetjet mortore të Liridona Deliut

Pas më shumë se dy dekadash, rivarrosen mbetjet mortore të Liridona Deliut

Kurti: Marrëveshjet nga Procesi i Berlinit duhet të zbatohen nga të gjithë

Kurti: Marrëveshjet nga Procesi i Berlinit duhet të zbatohen nga të gjithë

Bashkëpunimi Kosovë-Zvicër në shëndetësi, në fokus të takimit mes Vitisë dhe ambasadores

Bashkëpunimi Kosovë-Zvicër në shëndetësi, në fokus të takimit mes Vitisë dhe ambasadores

Rreth 90 biznese të dëmtuara nga protestat në Tiranë, humbjet arrijnë në 18 milionë lekë

Rreth 90 biznese të dëmtuara nga protestat në Tiranë, humbjet arrijnë në 18 milionë lekë

Nimani për dorëheqjen e Hamzës: Është e vonuar, pas tri palë zgjedhjeve të humbura

Nimani për dorëheqjen e Hamzës: Është e vonuar, pas tri palë zgjedhjeve të humbura

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën