Mbreti Charles III i Britanisë priti të martën Sulltanin e Omanit, Haitham bin Tarik, në Kështjellën Windsor, në vizitën e parë shtetërore në 44 vjet.
Në ditën e parë të një vizitë shtetërore tre-ditore të Sulltanit, Mbreti lavdëroi përpjekjet e Omanit për paqe dhe citoi në arabisht një tekst të shenjtë që i atribuohet Profetit Muhamed.
Sulltani, i cili mbërriti në Aeroportin e Standsted të hënën në mbrëmje, iu bashkua monarkut britanik në një procesion me karroca nëpër qytetin e Windsor, përpara se të shqyrtonte një Gardë Nderi në Katërkëndëshin e Kështjellës së Windsor.
Mbreti dhe mbretëresha gjithashtu organizuan një banket shtetëror për sulltanin në Kështjellën Windsor të martën në mbrëmje.
Haitham bin Tarik të mërkurën do të zhvillojë bisedime me kryeministrin Andy Burnham.










