TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

MASh hap konkurset për bursa të doktoratës dhe postdoktoratës, deri në 10 mijë euro mbështetje

by teve1
1 orë ago
0
A A
MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) ka hapur konkurset për mbështetje financiare për studentët e doktoratës brenda dhe jashtë vendit, si dhe për kërkuesit shkencorë që ndjekin programe postdoktorale jashtë vendit.

Sipas njoftimit të ministrisë, konkurset janë hapur në përputhje me Programin Kombëtar të Shkencës, me qëllim të mbështetjes së kërkuesve të rinj, zhvillimit të kapaciteteve kërkimore dhe avancimit të shkencës.

Mbështetja financiare do të ofrohet përmes tri skemave të bursave: 3,000 euro për studimet e doktoratës brenda vendit, 8,500 euro për studimet e doktoratës jashtë vendit dhe 10,000 euro për hulumtime postdoktorale.

MASh bën të ditur se, për herë të parë, po ofron mbështetje të dedikuar për studentët e doktoratës në institucionet vendore.

Sipas ministrisë, kjo nismë synon të krijojë mundësi më të mira për zhvillimin akademik dhe profesional të studiuesve të rinj, të nxisë përsosmërinë shkencore, të zgjerojë bashkëpunimin ndërkombëtar dhe të rrisë cilësinë e kërkimit shkencor në vend.

“Fuqizimi i hulumtimit dhe inovacionit për institucionet e arsimit të lartë do të jenë pjesë thelbësore të Strategjisë së re për arsim 2035+, me synim të adresimit të nevojave të lidhjes së Universitetit me zhvillimin e vendit dhe prioriteteve shtetërore”, theksohet në njoftim.

Ministria ka ftuar të gjithë kandidatët e interesuar që të shqyrtojnë kriteret dhe kushtet e aplikimit dhe të aplikojnë brenda afateve të përcaktuara në konkurset përkatëse./teve1.info/

Tags: bursaMinistria e Arsimit dhe Shkencës
ShareTweet

Postime të ngjashme

Sopi kritikon Trendafilovën: Specialja po sillet si propaganduese, jo si gjykatë

Sopi kritikon Trendafilovën: Specialja po sillet si propaganduese, jo si gjykatë

Finalizohet marrëveshja për bashkëpunim gjyqësor në çështjet penale mes Kosovës dhe Austrisë

Finalizohet marrëveshja për bashkëpunim gjyqësor në çështjet penale mes Kosovës dhe Austrisë

“Dorëheqje, poshtë diktatura!” – Rama ironizon protestën nga zyra e tij

“Dorëheqje, poshtë diktatura!” – Rama ironizon protestën nga zyra e tij

Çeku takohet me përfaqësuesit e Parlamentit Studentor të UP-së, në fokus Strategjia e Arsimit 2035+

Çeku takohet me përfaqësuesit e Parlamentit Studentor të UP-së, në fokus Strategjia e Arsimit 2035+

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën