Ministri Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik dhe objektiv kyç për të ardhmen e vendit.
Ai kështu është shprehur gjatë takimit që ka zhvilluar me komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneralmajor Roberto Vergori.
Në takim siç ka njoftuar Maqedonci është diskutuar për për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, rëndësinë e komunikimit dhe koordinimit të vazhdueshëm, si dhe avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve tona dhe KFOR-it.
“Theksova se anëtarësimi i Republikës së Kosovës në NATO mbetet prioritet strategjik dhe objektiv kyç për të ardhmen e vendit tonë. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj bashkëpunimit të ngushtë me KFOR-in dhe partnerët ndërkombëtarë në funksion të ruajtjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit”, ka shkruar ai .










