Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz, Shqipëri, ku raportohet se dy vëllezër kanë mbetur të vrarë nga armë zjarri.
Njëri prej vëllezërve ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa tjetri ka humbur jetën rrugës për në spital, raporton A2.
Sipas të dhënave paraprake, autor i dyshuar i ngjarjes, personi me inicialet N.M., është arrestuar nga Policia.
Ndërkohë sipas informacioneve të para, një person i tretë ka mbetur i plagosur, dyshohet vëlla me viktimat.









