TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rama kërcënon studentët protestues me heqjen e bursave, prindërit e të miturve me faturën e dëmeve

by teve1
37 minuta ago
0
A A
Rama kërcënon studentët protestues me heqjen e bursave, prindërit e të miturve me faturën e dëmeve

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka ashpërsuar gjuhën ndaj studentëve që përfshihen në akte dhune gjatë protestave, duke paralajmëruar se ata nuk do të përfitojnë arsim falas, bursa apo mbështetje financiare nga shteti.

Gjatë një takimi me drejtuesit e Policisë së Shtetit, kreu i qeverisë deklaroi se studentët që sulmojnë efektivët e policisë nuk duhet të përfitojnë nga fondet publike, ndërsa paralajmëroi se taksapaguesit shqiptarë do të paguajnë për riparimin e dëmeve të shkaktuara gjatë protestave.

“Nuk do kenë arsim falas ata studentë që dalin dhe dhunojnë policinë e shtetit, nuk do kenë bursa dhe mbështetje financiare nga shteti. Nëse duan të vazhdojnë universitetin pasi kanë hedhur gurë ndaj prindërve të fëmijëve të tjerë të Shqipërisë, asnjë kokërr leku nuk do marrin ata nga taksat e shqiptarëve, asgjë”, deklaroi Rama.

Kryeministri vijoi me paralajmërimet, duke theksuar se paratë e qytetarëve do të përdoren për të rikthyer në gjendjen e mëparshme hapësirat publike dhe infrastrukturën e dëmtuar gjatë protestave.

Ai renditi trotuaret, semaforët, kamerat, tabelat, stolat dhe pemët si elemente që, sipas tij, do të riparohen ose zëvendësohen me fondet publike.

“Nga taksat e shqiptarëve do riparojmë trotuaret, semaforët dhe kamerat e shkatërruara, tabelat, stolat, do zëvendësojmë pemët. Nuk do paguhen nga taksat e shqiptarëve këta djem e vajza që mendojnë se u bë deti kos për Antifa-n”, u shpreh kryeministri.

Rama i drejtoi një mesazh të drejtpërdrejtë edhe familjeve të të miturve që përfshihen në akte dhune, duke paralajmëruar se ato mund të përballen me pasoja financiare për dëmet e shkaktuara, nëse nuk marrin përgjegjësi për fëmijët e tyre.

“I them familjeve të fëmijëve të mitur: do të paguani nëse nuk mbani përgjegjësi për ata fëmijë, nëse nuk dini t’i mbroni dhe i lini rrugëve që të marrin rolin e mburojës së atyre të tjerëve që janë mbrapa, atëherë fatura financiare për të gjitha ato dëme do t’ju shoqërojë deri në fund”, përfundoi Rama.

Në përfundim të fjalës së tij, kryeministri u shpreh i bindur se shteti do ta fitojë përballjen me dhunën, ndërsa paralajmëroi pasoja për personat që, sipas tij, janë përfshirë në një plan për të marrë pushtetin përmes akteve të dhunshme.

“Nuk diskutohet që shteti do ta fitojë këtë betejë dhe kush mendon se e vuri shtetin përpara dhe kush mendon se do të marrë pushtetin me dhunë do të zhgënjehet dhe kush i është vënë në dispozicion këtij plani ogurzi për Shqipërinë, do paguajë”, deklaroi Rama.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ministri i Brendshëm francez pranon se policia “humbi kontrollin” gjatë protestave dhe ofron dorëheqjen

Ministri i Brendshëm francez pranon se policia “humbi kontrollin” gjatë protestave dhe ofron dorëheqjen

Banka e Shqipërisë thotë se depozitat dhe kursimet e qytetarëve janë të sigurta

Banka e Shqipërisë thotë se depozitat dhe kursimet e qytetarëve janë të sigurta

Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

Rama shpërblen policët e angazhuar në protesta me nga 2,500 euro, u premton rritje pagash

Rama shpërblen policët e angazhuar në protesta me nga 2,500 euro, u premton rritje pagash

Adams i Rahovecit 029 shpallet “MVP”

Adams i Rahovecit 029 shpallet “MVP”

Sunderlandi edhe katër ndeshje pa Xhakën

Xhaka reagon ashpër pas humbjes së Sunderlandit

Ministri i Brendshëm francez pranon se policia “humbi kontrollin” gjatë protestave dhe ofron dorëheqjen

Ministri i Brendshëm francez pranon se policia “humbi kontrollin” gjatë protestave dhe ofron dorëheqjen

Përfundojnë baras pjesët e para të tri ndeshjeve të Superligës

Ballkani e Prishtina, publikojnë formacionet zyrtare

Banka e Shqipërisë thotë se depozitat dhe kursimet e qytetarëve janë të sigurta

Banka e Shqipërisë thotë se depozitat dhe kursimet e qytetarëve janë të sigurta

Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

Vrasje e dyfishtë në Kamëz, humbin jetën dy vëllezër

Zhegrova vlerësohet për paraqitjen ndaj Galatasarayt

Lëndohet Conceicao, Zhegrova mund të përfitojë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën