Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë.
Gjatë vizitës së tij, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se do të ketë ndërprerje të përkoshme të qarkullimit.
Policia ka kërkuar mirëkuptimin nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrëseve në trafik për këto ndërpreje.
“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë –Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet nga Policia e Kosovës.










