Gjilani ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Feronikelit ’74, në ndeshjen e Superligës së Kosovës në futboll.
Skuadra gjilanase siguroi tri pikët në një ndeshje të luftuar, ku fitorja u vendos vetëm në minutat shtesë të takimit.
Hero i vendasve ishte Armend Thaqi, i cili realizoi nga penalltia në minutat shtesë 90+, duke i dhënë Gjilanit një fitore të rëndësishme.
Pas kësaj fitoreje, Gjilani shkon në 17 pikë, ndërsa Feronikeli ’74 mbetet me tetë pikë.
Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të kësaj xhiroje, Malisheva mposhti Vushtrrinë 2:1, duke vazhduar garën në pjesën e sipërme të tabelës.











