KB Bashkimi ka shtuar edhe një përforcim në radhët e veta.
Bëhet fjalë për amerikanin Gavin Kensmil, të cilin e zyrtarizoi të martën mbrëma.
Kensmil, i gjatë 201 centimetra, luan në pozitat krah-qendër dhe qendër.
Sezonin e shkuar, ai ka luajtur në Francë dhe kishte një mesatare prej 16 pikëve, 8 kërcimeve e 2 asistimeve për ndeshje.











