TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Miratohet projektligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit

by Tëvë1
2 orë ago
0
A A
Miratohet projektligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit

Anëtarja e Komisionit për Buxhet, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se është miratuar projektligji për ndryshimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Përmes një postimi në Facebook, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje ka bërë të ditur se projektligji synon forcimin e masave për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.

Sipas Nagavcit, ndryshimet e propozuara synojnë krijimin e rregullave dhe mekanizmave që ndihmojnë në identifikimin dhe parandalimin e aktiviteteve të paligjshme në sistemin financiar.

“Përmes rregullave dhe mekanizmave që ndihmojnë në identifikimin dhe parandalimin e aktiviteteve të paligjshme në sistemin financiar”, ka shkruar Nagavci, duke iu referuar qëllimit të projektligjit.

Ajo ka theksuar se mbetet e rëndësishme avancimi i legjislacionit dhe forcimi i institucioneve në funksion të sundimit të ligjit.

“Mbesim të angazhuar në avancimin e legjislacionit dhe forcimin e mekanizmave institucionalë që garantojnë sundimin e ligjit, transparencën dhe përgjegjshmërinë”, ka shkruar Nagavci.

Ndërkohë, gjatë mbledhjes së Komisionit për Buxhet, më herët gjatë ditës, pati kritika nga opozita lidhur me mungesën e ministrit të Financave, Hekuran Murati, si dhe mënyrën e procedimit të këtij projektligji.

Tags: Arberie NagavciligjeTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

IKKL dhe Ambasada e Shqipërisë diskutojnë për zgjerimin e bashkëpunimit

IKKL dhe Ambasada e Shqipërisë diskutojnë për zgjerimin e bashkëpunimit

Konjufca takohet me homologun armen, diskutojnë për sigurinë rajonale dhe bashkëpunimin

Konjufca takohet me homologun armen, diskutojnë për sigurinë rajonale dhe bashkëpunimin

SHBA-ja ndryshon kontingjentin ushtarak në Kosovë, trupa të reja amerikane i bashkohen KFOR-it

SHBA-ja ndryshon kontingjentin ushtarak në Kosovë, trupa të reja amerikane i bashkohen KFOR-it

Debat i rreptë e Hykmete Bajramit me ministrat Kusari- Lila dhe Vitia

Bajrami: Për gjashtë vjet në pushtet, LVV-ja s’ka bërë asnjëherë rishikim të mirëfilltë të buxhetit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën