TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

SHBA-ja ndryshon kontingjentin ushtarak në Kosovë, trupa të reja amerikane i bashkohen KFOR-it

by Tëvë1
52 minuta ago
0
A A
SHBA-ja ndryshon kontingjentin ushtarak në Kosovë, trupa të reja amerikane i bashkohen KFOR-it

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgojnë trupa nga Regjimenti i 2-të i Kalorësisë dhe njësi mbështetëse nga Divizioni i Parë i Këmbësorisë në Kosovë, në kuadër të misionit paqeruajtës të NATO-s, KFOR, për të zëvendësuar trupat amerikane që aktualisht janë të angazhuara në vend.

Sipas njoftimit të Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë, rotacioni përfshin zëvendësimin e Grupit Luftarak të Brigadës së 53-të të Këmbësorisë së Gardës Kombëtare të Floridës, si dhe të Batalionit të 2-të të Regjimentit të 135-të të Aviacionit të Gardës Kombëtare të Kolorados nga pjesëtarë të Brigadës së Aviacionit Luftarak të Divizionit të Parë të Këmbësorisë.

Ky ndryshim vjen pas një rishikimi nga Shtabi i Lartë i Fuqive Aleate në Evropë (SHAPE) dhe, sipas autoriteteve amerikane, synon të mbështesë optimizimin e misionit të KFOR-it, duke marrë parasysh zhvillimet e sigurisë në terren.

Në njoftim theksohet se ndryshimi pasqyron përmirësimin e kushteve të sigurisë dhe mbështet një qasje graduale, të bazuar në rrethanat në terren, në mënyrë që KFOR-i të vazhdojë të jetë i pozicionuar për përmbushjen e mandatit të tij.

Po ashtu, ky rotacion shënon një ndryshim në mënyrën e angazhimit të forcave amerikane në Kosovë, me kalimin nga trupat e Gardës Kombëtare te njësitë e angazhuara përmes strukturave ushtarake për operacionet jashtë vendit.

Koloneli Samuel Sargent ka vlerësuar angazhimin e trupave amerikane gjatë misionit në Kosovë, duke theksuar bashkëpunimin me aleatët dhe partnerët e NATO-s.

“Shërbimi përkrah aleatëve dhe partnerëve tanë të NATO-s në Kosovë ka qenë një nder për ushtarët tanë. Grupi Luftarak i Brigadës së 53-të të Këmbësorisë mbetet krenar për profesionalizmin dhe përkushtimin që trupat tona kanë dëshmuar gjatë këtij misioni”, ka deklaruar Sargent.

Ai ka shprehur bindjen se njësia e re do të vazhdojë përpjekjet për ruajtjen e sigurisë në vend.

“Jemi të bindur se njësia që do të vijë do të vazhdojë t’i forcojë përpjekjet e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur për të gjitha komunitetet”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, koloneli Jabari M. Miller, zëvendësshef i mirëmbajtjes në Divizionin e Parë të Blinduar dhe komandant i ardhshëm i Komandës Rajonale – Lindje, ka theksuar gatishmërinë e trupave që do të angazhohen në Kosovë.

“Divizioni i Parë i Këmbësorisë, së bashku me kolegët tanë nga Regjimenti i 2-të i Kalorësisë, e konsiderojnë nder marrjen sërish përsipër të këtij misioni jetik. Ushtarët tanë janë në formë të mirë fizike, të motivuar, të disiplinuar, të trajnuar dhe të gatshëm të punojnë përkrah aleatëve dhe partnerëve tanë të NATO-s për të ruajtur një mjedis të sigurt dhe të mbrojtur në Kosovë”, ka deklaruar Miller.

Ai ka falënderuar gjithashtu trupat që po përfundojnë rotacionin e tyre për kontributin në misionin paqeruajtës.

“E falënderojmë Grupin Luftarak të Brigadës së 53-të të Këmbësorisë për shërbimin e tij të jashtëzakonshëm dhe mbetemi të përkushtuar për të siguruar mbështetje të vazhdueshme për misionin e KFOR-it”, ka thënë Miller.

Në fund të njoftimit, autoritetet amerikane kanë riafirmuar përkushtimin e SHBA-së për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, duke theksuar se bashkërendimi me NATO-n dhe partnerët do të vazhdojë gjatë gjithë procesit të rotacionit.

Trupat amerikane do të vazhdojnë të veprojnë në kuadër të KFOR-it, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, me synimin për të kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të mbrojtur për të gjitha komunitetet në Kosovë.

Tags: KFOR-iKosovaSHBATeve1Ushtria
ShareTweet

Postime të ngjashme

IKKL dhe Ambasada e Shqipërisë diskutojnë për zgjerimin e bashkëpunimit

IKKL dhe Ambasada e Shqipërisë diskutojnë për zgjerimin e bashkëpunimit

Konjufca takohet me homologun armen, diskutojnë për sigurinë rajonale dhe bashkëpunimin

Konjufca takohet me homologun armen, diskutojnë për sigurinë rajonale dhe bashkëpunimin

Debat i rreptë e Hykmete Bajramit me ministrat Kusari- Lila dhe Vitia

Bajrami: Për gjashtë vjet në pushtet, LVV-ja s’ka bërë asnjëherë rishikim të mirëfilltë të buxhetit

Çka përmban agjenda legjislative e Qeverisë Kurti III?

Qeveria përgatit afër 200 ligje për t’i miratuar brenda dy viteve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën