TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ligji i ri për automjet, pritet largimi i kufizimit i cili pamundëson importimin e veturave më të vjetra se 10 vjet

Ligji i ri për automjet se shpejti pritet të sillet në Kuvend. Qeveria e Kosovës ka planifikuar që deri ën fund të këtij vitij ta votoj një projektligj të ri e cili do të hap rrugë që të largohet kufizimet të cilat pamundësojnë importimin e veturave më të vjetra se vite.

by Doresa Geci
2 orë ago
0 0
A A

Asnjë veturë më e vjetër se 10 vjet nuk mund të importohet në Kosovë që nga janari i vitit 2018.

Por ky ligj së shpejti pritet të ndryshoj.

Kjo pasi Qeveria e Kosovës e ka vendosur në programin legjislativ projektligjin e ri për automjet i cili pritet të miratohet deri të fund të këtij muaji.

Largimin e këtij kufizimi e ka konfirmuar edhe deputeti i Vetëvendosjes, Alban Bajrami.

“Ka qenë premtim zgjedhor që e kemi bërë për kohën e importit dhe për çështje të tjera, teknikalitete të tjera të ligjit për automjet Është kufizimi 10 vjet i import që mendoj që nuk ka asnjë bazë juridike”, u shpreh deputeti i VV-së, Alban Bajrami.

E inxhinieri i mekanikes, Shpetim Lajçi  kërkon që kriteri i vjetërsisë të largohet dhe të vendosen kritere të tjera.

“Në atë kohë kanë qenë dy kritere jo më i vjetër se 10 vite dhe ato automjete që nuk i plotësojnë EURO4, nuk mund të regjistrohen. Këto kritere janë të tejkaluara, në qoftë se e shikoni EURO4, i vjen automjete që janë të prodhuar në vitin 2005 prandaj është kriter prapë i ulët. Unë mendoj që vjetërsia të largohet por le të rritet niveli i emitimit të gazrave, ku minimumi le të jetë ERUO5”, tha inxhinieri i mekanikes, Shpetim Lajçi.

Lajçi kërkon që Qeveria të subvencionojë qytetarët për blerjen e automjeteve elektrike.

“Duhet më largu edhe doganën, edhe TVSH-in pasi nuk bëhet ndonjë problem shumë i madh për shkak se e dimë që kemi një numër shumë të vogël të automjeteve elektrike për shkak të taksave që janë të kushtueshme por edhe vet kostos, në shumë vend i japin edhe subvencione me qëllim që të motivojnë njërzit te blejnë automjetet e reja”, deklaroj tutje Lajçi.

Largimi i kriterit të vjetërsisë së automjetit, sipas ekspertit të komunikacionit, Nol Dedaj nuk luan ndonjë rol të sigurisë në trafik.

Por edhe Dedaj kërkon që Qeveria të krijojë politika sa i përket doganimit .

“Nëse në fillojmë më doganimin e automjete që e shfrytëzojnë rrymën elektrike për lëvizje atëherë duhet të bëjmë pa pagesë ,pastaj vijnë automjetet që vijnë nga fabrika pa pagesë, e nëse dëshirojmë më fresku me automjete të reja  dhe me pas një siguri shumë më të madhe qytetarët duhet më iu mundësu që më të njëjtën   pagesë të me marrë 6 vjecarin dhe 12 vjeçin, 6 vjeçarit me ia largu tatimin doganor 12 vjecarit me ia shtu”, ka thënë eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj .

Sipas ekspertëve mesatarja e vjetërsisë së automjeteve në vend sillet rreth 17- 18 vite.

Tëvë 1 ka dërguar pyetje edhe në Ministrin e Infrastrukturës rreth këtij projektligji por gjatë ditës nuk ka marrë përgjigje.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dita e pagëzimit të UÇK-së

OVL-UÇK i reagon Marta Kosit: Nëse nuk zbatohet Ligji për Specialen, do t’i rifillojmë protestat

Kulla për Shiroka-Pulën: Vjen nga një familje shkodrane, është katolike kjo merr rëndësi pas akuzave në Hagë për krime ndaj katolikëve në Kosovë

Kulla për Shiroka-Pulën: Vjen nga një familje shkodrane, është katolike kjo merr rëndësi pas akuzave në Hagë për krime ndaj katolikëve në Kosovë

Sekuestrohet një armë zjarri pas të shtënave në një aheng familjar në Ferizaj

Sekuestrohet një armë zjarri pas të shtënave në një aheng familjar në Ferizaj

Konjufca në Pragë: Kosova është dëshmi e suksesit të bashkëpunimit transatlantik

Konjufca në Pragë: Kosova është dëshmi e suksesit të bashkëpunimit transatlantik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën