Policia e Kosovës ka sekuestruar një armë zjarri pas të shtënave gjatë një ahengu familjar në fshatin Surqinë të Ferizajt.
Sipas njoftimit zyrtar, rasti është raportuar sot, më 12 tetor 2026, rreth orës 18:30, në stacionin policor në Ferizaj.
Njësiti i Hetimeve ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka siguruar prova relevante dhe ka identifikuar të dyshuarin, E.B., 22 vjeç.
Gjatë veprimeve policore, është sekuestruar një pistoletë me karikator, si dhe dy gëzhoja të kalibrit 9 mm.
Me autorizim të prokurorit të shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Pas intervistimit nga organet e rendit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të rregullt./teve1.info/








