TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dëmet nga breshëri-fermerët në Istog presin kompensimet nga Qeveria

Derisa Qeveria e Kosovës ditë më parë ka miratuar vendimin për themelimin e komisionit qendror për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera, fermerët në Istog presin të kompensohen për dëmet e mëdha që shkaktoi breshëri i 21 korrikut.

by Jona Kelmendi
1 orë ago
0 0
A A

Janë degët e pemëve që duhej të jepnin prodhim këtë vit.

Por breshëri i 21 korrikut  ka dëmtuar rëndë pemishtet e fermerëve në Istog.

E një nder të prekurit nga kjo fatkeqësi natyrore është fermeri Qazim Blakaj.

“Sipërfaqet më të mëdha i kemi me molla, me pemë, po sivjet e ka shkatërruar, komplet e ka shkatërruar. Vetëm kanë shpëtuar një 10 hektarë që kanë qenë të mbuluara me rrjeta anti-breshërit, por të gjitha sipërfaqet e tjera komplet janë shkuar. Unë për shembull i kam pas 5 hektarë molla, asnjë mollë nuk e kam për tryezë, as për veti nuk e kam fare. Komplet një sasi e vogël që ka nuk ka mbërritur me ra në tokë, ato i kemi dorëzuar në ndërmarrje këtu, për punuesit në Suharekë”, thotë Qazim Blakaj –fermer.

Edhe shpenzimet janë të mëdha.

“Është tash viti i tretë sivjet ky është katastrofal, domethënë askush nuk mundet me i nxjerrë shpenzimet që i ka qit këtu. Se atje na i dorëzojmë për industri, është një çmim veç simbolik, hajt sa mos me u gjuajt. Po ne kurrë qysh nuk ka shans, asnjë nuk ka shans me i nxjerrë shpenzimet që i ka bërë këtu në këtë vit. Plus kur të llogarisim që edhe dy vitet e përparshme nuk kanë qenë rendimentet e mira”, shprehet ai.

Përveç humbjes së këtij viti, fermerët thonë se dëmet do të ndikojnë edhe në prodhimin e ardhshëm.

“Dëmet kanë qenë shumë të mëdha. Për shembull te ne dëmet kanë qenë diku rreth, diku rreth 80% me molla me të gjitha, çka të thuash me bujqësi. Është shumë e lehtë për komisionet, komisionet thonë edhe 30%, 40%. Po te ne fermerët është dëmi 200% se janë dëmtuar edhe për vitin e ardhshëm. Sytë, thurjet e vitit të ardhshëm janë të dëmtuara te të dyja. Nuk e di qysh rekuperohen, apo është shkatërruar diku 4-7 hektarë”, shprehet fermeri Nazim Blakaj.

Ndërkaq nga Qeveria presin që këto dëme te ju kompensohen.

“Për me u përgatit për molla duhet me u përgatit gjatë, me vite duhet me u përgatit. Po për këtë vit ne kemi filluar qysh prej fillimit të janarit me krasitjen, mirëmbajtjen, spërkatjen, ujitjen. Edhe kjo ka qenë shpenzim shumë i madh, ne kemi bërë që tash i kemi me qindra punëtorë në fushatën e vjeljes, kështu që punëtorët edhe ajo pjesë e punëtorëve është dëmtuar, edhe ne si fermerë jemi dëmtuar, dëmet janë shumë të mëdha…”, shprehet Blakaj.

Kurse, drejtoria bujqësisë në Komunën e Istogut ka bërë vlerësimin e dëmeve por se buxheti i saj nuk mjafton për t’i mbuluar dëmet.

“Kërkesa jonë, kërkesa e fermerëve çdo ditë është për me na kthy kompensimin. Ne po presim prej qeverisë, për shkak se si komunë e kemi buxhetin e vogël dhe të pamjaftueshëm për t’i dalë në ndihmë fermerëve. Kemi punuar me disa organizata për me mund pak a shumë me i kompensuar, jemi duke pritë, po normal që pjesën më të madhe e presim prej Prishtinës me na ndihmu edhe në kompensimin e dëmeve, dhe fermerët së paku me pasur një vullnet për t’ia nis në vitin e ardhshëm, në pranverë, për t’ia nis prapë me punu edhe me u marrë me bujqësi”, thotë Artab Gegaj-drejtor.

E së fundmi Qeveria ka miratuar vendimin për themelimin e Komisionit Qendror për vlerësimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vetura me manovrime të rrezikshme rrezikon policët, këta detyrohen të përdorin armët

Vritet një person në Gjilan

Zgjedhja e presidentit, Hoti: Dy partitë që kanë ndikim t’i thërrasin mendjes, populli nuk ua fal nëse shkojmë në zgjedhje

​Andin Hoti – Daçiqit: Eja në Prizren, të presin burgjet e Kosovës

Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj

Mot i ndryshueshëm gjatë javës

Përdorimi i kokainës te të rinjtë rrit shqetësimin e ekspertëve

Përdorimi i kokainës te të rinjtë rrit shqetësimin e ekspertëve

Vetura me manovrime të rrezikshme rrezikon policët, këta detyrohen të përdorin armët

Vritet një person në Gjilan

Zgjedhja e presidentit, Hoti: Dy partitë që kanë ndikim t’i thërrasin mendjes, populli nuk ua fal nëse shkojmë në zgjedhje

​Andin Hoti – Daçiqit: Eja në Prizren, të presin burgjet e Kosovës

Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj

Mot i ndryshueshëm gjatë javës

Përdorimi i kokainës te të rinjtë rrit shqetësimin e ekspertëve

Përdorimi i kokainës te të rinjtë rrit shqetësimin e ekspertëve

Kongresi për shëndetin mendor-psikologët nga Kosova dhe Shqipëria prezantojnë hulumtimet

Kongresi për shëndetin mendor-psikologët nga Kosova dhe Shqipëria prezantojnë hulumtimet

Rreziqet e CHATGPT-së për fëmijët

Rreziqet e CHATGPT-së për fëmijët

Dëmet nga breshëri-fermerët në Istog presin kompensimet nga Qeveria

Dëmet nga breshëri-fermerët në Istog presin kompensimet nga Qeveria

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën