TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ngritet aktakuzë ndaj shtetasit të Maqedonisë së Veriut, dyshohet se transportoi mbi 6 kilogramë marihuanë

by Tëvë1
2 orë ago
1
A A
Dështon seanca e Apelit ndaj policit të akuzuar për aksidentin ku vdiq 26-vjeçarja

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë ndaj një shtetasi të Maqedonisë së Veriut, i identifikuar me inicialet E.A., nën dyshimin për transportimin e mbi gjashtë kilogramëve marihuanë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i pandehuri ndodhet në paraburgim që nga 30 janari 2026, kur edhe dyshohet se e kreu veprën penale.

Sipas aktakuzës, më 30 janar, rreth orës 20:30, në autostradën “Arbër Xhaferi”, afër daljes në fshatin Doganaj, Policia ndaloi veturën e të pandehurit, ku gjatë kontrollit në bagazh u gjetën një çantë dhe një qese najloni me marihuanë.

Prokuroria ka bërë të ditur se substanca narkotike ishte e ndarë në 20 paketime dhe kishte peshë të përgjithshme prej 6 kilogramësh e 121.08 gramësh.

Prokuroria dyshon se i pandehuri e kishte transportuar substancën sipas udhëzimeve të dy personave të tjerë, të identifikuar me inicialet M.Q. dhe A.R. Sipas përshkrimit në aktakuzë, çanta dhe qesja me narkotikë ishin vendosur në bagazhin e veturës së tij nga persona të tjerë, të cilët më pas e kishin përcjellë deri në kyçjen në autostradë, në drejtim të Hanit të Elezit.

I pandehuri akuzohet për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 267, paragrafi 2, i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Me rastin e ngritjes së aktakuzës, Prokuroria i ka propozuar gjykatës kompetente që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit për veprën penale që i vihet në barrë./teve1.info/

Tags: aktakuzeMarihuaneProkuroria Ferizajshtetas maqedonasTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gërvalla pret ambasadorin e ri francez, diskutohet forcimi i bashkëpunimit në drejtësi

Gërvalla pret ambasadorin e ri francez, diskutohet forcimi i bashkëpunimit në drejtësi

Të shtëna me armë në Livoç të Gjilanit, dyshohet për dy të vrarë dhe një të plagosur

Istog-Qytetari dorëzon në Polici kuletën e gjetur me mbi 3 mijë euro

Qytetari në Vushtrri gjen kuletën me dokumente dhe para, ia dorëzon Policisë

Gashi për vendimin e Kushtetueses: Rruga e qartë, ose konstituohet Kuvendi për 12 ditë ose zgjedhje

Gashi: LDK-ja duhet të ecë përpara pa vija të kuqe të përhershme, por në parime të qarta

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën