Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Hardianj ka thënë se Gjermania ka dhënë mbështetje të madhe për shtetndërtimin e Kosovës, dhe për këtë ai është shprehur falënderues.
Haradinaj këto komete i ka bërë me rastin e shënimin të Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, të organizuar nga ambasada gjermane në Kosovë.
“Ishte kënaqësi e veçantë që sonte, me rastin e shënimit të Ditës së Bashkimit të Gjermanisë, në eventin e organizuar nga ambasada gjermane në Kosovë, të shkëmbej mendime të vlefshme me ambasadorin e ri të Gjermanisë në Kosovë, z. Rainer Rudolph, për zhvillimet aktuale në vend dhe për thellimin e partneritetit mes dy shteteve tona. Gjermania ka dhënë mbështetje shumë të madhe për shtetndërtimin e Republikës së Kosovës dhe për këtë, populli i ynë do të jetë përgjithmonë mirënjohës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.




