TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Januzi: Nuk duhet pritur që të ndodhë ndonjë tragjedi, pastaj të intervenohet

Sindikata e Minatorëve të Trepçës ka shprehur shqetësimin për gjendjen e sigurisë në Trepçë pasi të mërkurën 63 minatorë mbetëm për disa orë të bllokuar si pasojë e një defekti me energjinë elektrike. Të njëjtit kërkojnë veprime urgjente nga institucionet përgjegjëse.

by Fëllënza Krasniqi
2 orë ago
0 0
A A

Në këtë formë po i largojnë pajisjet e dëmtuar të një nate më parë.

Kjo ndërhyrje emergjente nga ekipa teknike e ndërmarrjes “Trepça”, vjen menjëherë pas avaris që ndodhi në “ Trafon Tuneli”.

Ku si shkak i kësaj 63 minatorë mbetën të ngujuar në horizontet e minierës së Trepçës për disa orë me radhë.

“Dje, më datën 7 në ora 19:30 ka ndodhur një avari, si pasojë e së cilës është ndërprerë energjia elektrike për dy njësi edhe për flotacion edhe për njësinë e Stantergut në minierë, si pasojë e kësaj mbetur të ngujuar 63 minatorë. Pas kësaj kemi filluar rregullimin e trafos për të bërë një bajpas për të bërë qasje në minierë. Fatmirësisht, nuk kemi pasur pasoja dhe minatorët kanë dalë shëndoshë e mirë. Para se të arrinte rryma, kanë dalë 54 minatorë, ndërsa rreth orës 02:30 kemi bërë kyçjen dhe kanë dalë 9 minatorët e tjerë”, tha Faton Ahmeti u.d kryeshefit ekzekutiv në Trepçë.

Ndërsa për atë se si erdhi deri tek kjo situatë, sipas menaxhmentit të gjigantit metalurgjik “Trepça”, ende nuk janë në dijeni.

“Është avaria e dytë që po na ndodh e ngjashme. Edhe më 14 maj të këtij viti kemi pasur djegie të ngjashme. Pasojat nuk i dimë, ende nuk kemi një raport zyrtar që e specifikon deri ku është pasoja. Kanë marrë pjesë Policia, zjarrfikësit, forenzika, dhe inspektori i KPM-së kanë marrë pjesë dhe presim të na lajmërojnë se cilat janë shkaqe”, u shpreh Ahmeti.

Kurse sipas drejtorit të minierës së Stantërgut, Shyqyri Sadiku, duhet të sanohet problem i tërë për të filluar punën edhe flotacioni.

“Miniera është normalizuar është kthyer prodhimi, është kyç sistemi i pompitimit e ventilator, kushtet janë krijuar për punë . Besojmë që shumë shpejt me mbështetjen e institucioneve të Republikës së Kosovës me KEK,KOSST do të kthejmë normalitetin edhe në flotacion dhe të fillojë prodhimi”, tha ai.

E më një situatë të tillë, sipas kryetarit të Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Januzi, minatorët janë përballur edhe disa herë të tjera brenda këtij viti.

“Kushtet janë jashtëzakonisht të mjerueshme dhe me rrezik të plotë, për shkak të pajisjeve të stërvjetruara dhe mungesës së investimeve në pajisje përcjellëse, që ndikojnë direkt në sigurinë dhe jetën e njerëzve. Kjo nuk është hera e parë që po na ndodh mbyllja jonë. Diku vetëm këtë vit janë dy ose më shumë mbyllje që kanë ndodhur gjatë vitit, po përsëriten të njëjtat gjëra. Nuk duhet pritur që të ndodhë ndonjë tragjedi, pastaj të intervenohet”, u shpreh ai.

I njëjti ka folur edhe për vështirësitë me të cilat u përballen minatorët gjatë daljes nga thellësia e minierës.

“Gjendja shëndetësore është normale, edhe pse ata nuk e shprehin mirë. Por dalja prej thellësisë 800 metra nën tokë, nëpër shkallë emergjente që janë në formë vertikale, thuajse vetëm ata që e kanë provuar e dinë sfidën dhe vështirësitë që janë. Ajo ndikon në shtangim të muskujve, ndikon në lodhje. Thuajse një pjesë e tyre, në momentin që dilnin, edhe ekipi mjekësor e shikonte gjendjen e tyre. Thuajse të gjithë e kishin tensionin jashtëzakonisht shumë të lartë”, tha Januzi.

Ndryshe kujtojmë se minatorët ishin pjesë e ndërrimit të dytë, i cili përfundonte në orën 23:00.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rrëfimi i minatorit të ngujuar në Trepçë: 4 orë për çdo horizont deri në sipërfaqe

Rrëfimi i minatorit të ngujuar në Trepçë: 4 orë për çdo horizont deri në sipërfaqe

Zyrtarë të Prokurorisë vizitë në ShBA, do të kenë takime me zyrtarë të lartë amerikanë

KPK publikon vendimin dhe jep arsyet për shkarkimin e Blerim Isufaj

Abdixhiku: Rrezet e lirisë erdhën si rezultat i një rezistence paqësore të udhëhequr nga Ibrahim Rugova

Abdixhiku për Ndryshim-Ligjin për Specialen: Ende pa u bërë 48 orë, u dëshmua se iniciativa nuk prodhon efektin juridik që u premtua

Haradinaj: Gjermania ka dhënë mbështetje shumë të madhe për Kosovën

Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë

Rita Ora reagon pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente

Rita Ora reagon pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Ekstradohet nga Gjermania në Kosovë një person i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën