TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

 Arsenali blindon yjet, pas Artetës radha e Rice, Odegaard e Timber

by Teve1
2 orë ago
0
A A
 Arsenali blindon yjet, pas Artetës radha e Rice, Odegaard e Timber

Klubi anglez, Arsenal raportohet se po punon për të siguruar vazhdimësinë e disa prej figurave kryesore të skuadrës, me klubin që është optimist se në javët e ardhshme do të finalizojë disa rinovime të rëndësishme.

Hapi i parë për kampionët në fuqi të Premier League ishte zgjatja e kontratës së trajnerit Mikel Arteta me katër vite të tjera. Tashmë, vëmendja e drejtuesve është përqendruar te mesfushori Declan Rice, me të cilin po zhvillohen bisedime për një marrëveshje të re.

Rice është shndërruar në një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Arsenalit që prej transferimit nga West Ham United në korrik të vitit 2023, për shumën prej 105 milionë paundësh. Deri tani, 27-vjeçari ka regjistruar më shumë se 150 paraqitje si titullar për “Topçinjtë”.

Kontrata aktuale e Rice skadon në qershor të vitit 2028, por Arsenali synon ta zgjasë atë edhe për dy vite të tjera. Një marrëveshje e re pritet të shoqërohet edhe me rritje të ndjeshme të pagës së tij, e cila aktualisht raportohet të jetë rreth 240 mijë paund në javë.

Nëse rinovimi i Rice realizohet, ai mund të afrohet me nivelin e pagës së Bukayo Sakës, i cili raportohet se përfiton rreth 350 mijë paund në javë.

Pas Rice, drejtuesit e Arsenalit pritet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë edhe kapitenit Martin Odegaard dhe mbrojtësit Jurrien Timber.

Të dy futbollistët kanë kontrata deri në fund të sezonit 2027/28, por klubi dëshiron të sigurojë shërbimet e tyre për një periudhë edhe më të gjatë.

Forma e shkëlqyer e Odegaardit në fillim të këtij sezoni, së bashku me rëndësinë që Timber vazhdon të ketë në planet e Artetës, kanë bindur drejtuesit se të dy lojtarët meritojnë kontrata të reja.

Arsenali synon kështu të ruajë boshtin e skuadrës dhe të krijojë stabilitet afatgjatë në “Emirates Stadium”, në përpjekje për të vazhduar objektivin për dominim në futbollin anglez.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hajduku pa Pajazitin në derbin me Dinamon

Hajduku pa Pajazitin në derbin me Dinamon

Franca bëhet gjysmëfinalistja e parë, eliminon Marokun

Mbappe i gatshëm për Villarrealin

Superliga, xhiro e tetë nis të premten

Superliga, xhiro e tetë nis të premten

Ndryshon orari i ndeshjeve të Superligës në futboll

Ndryshon orari i ndeshjeve të Superligës në futboll

Takohen Kurti e Shiroka-Pula, presidentja premton bashkëpunim të ngushtë institucional

Takohen Kurti e Shiroka-Pula, presidentja premton bashkëpunim të ngushtë institucional

Rama: Presidentja e re mund të kontribuojë në bashkimin e shoqërisë

Rama: Presidentja e re mund të kontribuojë në bashkimin e shoqërisë

Zbulohen mbi 30 mijë euro të padeklaruara në Bërnjak

Zbulohen mbi 30 mijë euro të padeklaruara në Bërnjak

Hajduku pa Pajazitin në derbin me Dinamon

Hajduku pa Pajazitin në derbin me Dinamon

“800 milionë euro borxhe”, Hyseni: ATK-ja rriti kontrollet, pavarësisht mungesës së stafit

“800 milionë euro borxhe”, Hyseni: ATK-ja rriti kontrollet, pavarësisht mungesës së stafit

Januzi për minatorët: Të dalësh nga 800 metra nën tokë nëpër shkallë vertikale, një sfidë e jashtëzakonshme

Januzi për minatorët: Të dalësh nga 800 metra nën tokë nëpër shkallë vertikale, një sfidë e jashtëzakonshme

Ahmeti flet për ngujimin e 63 minatorëve: Fatmirësisht nuk kemi pasur pasoja

Ahmeti flet për ngujimin e 63 minatorëve: Fatmirësisht nuk kemi pasur pasoja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën