Këshilli i Ministrave, me propozim të Kryeministrit Edi Rama, ka miratuar vendimin për dhënien e një shtese të pensionit të posaçëm shtetëror për Qamile Metan Marrën, 117-vjeçaren nga fshati Ferras i njohurisë administrative Kozarë në rajonin e Beratit.
Sipas vendimit zyrtar, mbështetja financiare për 117-vjeçaren do të jetë në masën e dhjetëfishit të pensionit social, duke i siguruar asaj dhe familjes së saj një përkrahje më të lartë ekonomike.
“Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror znj. Qamile Metan Marra, në masën e dhjetëfishit të pensionit social, por shuma e pensionit të caktuar sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, dhe përfitimeve të caktuara sipas ligjeve për skemat suplementare dhe trajtimet e veçanta, plus këtë shtesë, të mos kalojë dymbëdhjetëfishin e pensionit social,” thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave, i cili hyn në fuqi menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Historia e jetëgjatësisë dhe rëndësia e saj.
E lindur më 19 gusht 1909, nënë Qamilja ka kaluar një jetë të tërë të lidhur me punën në bujqësi. Gjatë 117 viteve të jetës së saj, ajo ka parë të rriten pesë breza familjarësh, ndërsa vijon të mbetet aktive duke u kujdesur për punët e oborrit në shtëpinë e saj në Ferras.
Historia e saj tëroqi vëmendjen e opinionit publik dhe medieve jo vetëm për energjinë e saj, por edhe për faktin se mosha e saj e dokumentuar e rendit atë potencialisht mes njerëzve më të vjetër në botë, krah emrave të verifikuar ndërkombëtarisht si Ethel Caterham./rtsh.al/










