Policia e Kosovës ka parandaluar një tubim parazgjedhor për zgjedhjet parlamentare në Serbi i cili kishte nisur të mbahet në një shkollë teknike në Mitrovicë të Veriut.
Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Ai ka thënë se kanë marrë instruksione që aktivitete të tilla mos të lejohen.
“Kemi marrë informatën se një tubim parazgjedhor për zgjedhjet parlamentare në Serbi po mbahet në shkollën teknike. Ne kemi instruksione nga autoritetet urdhërdhënëse që të mos lejojmë asnjë aktivitet të tillë parazgjedhor të Serbisë në territor të Kosovës”, ka thënë Elshani.
Qytetarët serbë të Kosovës që kanë të drejtë vote në zgjedhjet në Serbi nuk do të lejohen të votojnë në Kosovë.




