Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur nëse ka biseduar me Justina Shiroka –Pula, të cilën e propozoi për presidente.
Ai tha se është dakord nëse kryetari i PDK-së, Bedri Hamza e bind.
“Ajo ka qenë ministre e PDK-së, le ta bind Bedri Hamza unë jam dakord”, tha Kurti.
Kurti tha se propozimi i tyre është shumë gjeneroze dhe sipas tij do të duhej të shfrytëzohej.
Propozimi i tije vije pasi PDK refuzoi kandidaturën e Bekim Sejdiut, Feride Rushitit e Glauk Konjufcës.
Shiroka –Pula aktualisht është kryetare e Akademisë së Shkencave të Kosovës.







