Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, ka pritur të martën në një takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş.
Sipas njoftimit zyrtar , takimi është zhvilluar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë me rastin e përfundimit të angazhimit dhe mandatit të gjeneralmajor Ulutaş në Kosovë.
Gjatë takimit, Hoxha ka shprehur mirënjohjen e tij për bashkëpunimin, përkushtimin dhe kontributin e Ulutaş gjatë periudhës së tij si komandant i KFOR-it.
Në shenjë falënderimi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, në emër të institucionit, i ka ndarë Ulutaş një mirënjohje.
Në fund të takimit, Hoxha i ka uruar gjeneralmajor Ulutaş suksese të mëtejshme në rrugëtimin e tij profesional dhe personal./teve1.info/







