Protestuesit po përballen me Policinë, e cila po përdor gaz lotsjellës dhe topa uji në përpjekje për shpërndarjen e tyre.
Ndërkohë, protestuesit kanë nisur të hedhin mjete piroteknike në drejtim të objektit të Qeverisë.
Protestuesit po kërkojnë nga deputetët që sonte të votojnë në lexim të dytë Projektligjin për Gjykatën Speciale.
Me ndihmën e Policisë, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje janë larguar nga objekti i Kuvendit.
Brenda Kuvendit vazhdojnë të qëndrojnë deputetët e PDK-së dhe Aleancës, të cilët u kanë bërë thirrje deputetëve të Vetëvendosjes që të kthehen në Kuvend dhe të votojnë Projektligjin për Gjykatën Speciale.







