TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dodik shpall fitoren në Republikën Sërpska, partitë nacionaliste forcojnë pozitat në Bosnje

by teve1
1 orë ago
0
A A
Dodik shpall fitoren në Republikën Sërpska, partitë nacionaliste forcojnë pozitat në Bosnje

Partia e Millorad Dodikut shpalli fitoren në zgjedhjet në Republikën Sërpska – entitetin serb të Bosnje dhe Hercegovinës.

Fitore shënuan partitë nacionaliste edhe në pjesë të tjera të vendit – rezultate këto që mund t’i mbajnë të larta tensionet si në Bosnje dhe Hercegovinë, ashtu edhe në rajon.

“Kemi fituar”, u tha Dodik mbështetësve të tij në Banjallukë, të dielën vonë.

Sipas tij, rezultatet preliminare tregojnë se Aleanca e Socialdemokratëve të Pavarur, SNSD, do të mbetet në pushtet në Republikën Sërpska.

Qytetarët votuan më 4 tetor për Presidencën trepalëshe dhe Parlamentin e Bosnje dhe Hercegovinës, si dhe për organet legjislative në nivele të tjera, përfshirë Kuvendin e Republikës Sërpska.

Ky sistem kompleks politik buron nga Marrëveshja e Dejtonit, e cila i dha fund luftës së viteve 1992-1995.

Sipas kësaj marrëveshjeje, Bosnje dhe Hercegovina u nda në dy entitete me autonomi të gjerë – Republikën Sërpska dhe Federatën e Bosnje dhe Hercegovinës, me shumicë boshnjake dhe kroate.

Të dyja ato lidhen përmes institucioneve qendrore të shtetit, të cilat shpesh kanë funksionuar me vështirësi.

Në fjalimin pas zgjedhjeve, politikani prorus, Dodik, tha se, bazuar në rezultatet pas numërimit të 92 për qind të votave, kandidatja e SNSD-së, Zhelka Cvijanoviq, do të bëhet anëtare e Presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës.

Anëtari aktual properëndimor i Presidencës, Denis Beqiroviq, pritet ta fitojë ulësen boshnjake.

Atyre pritet t’u bashkohet edhe Darijana Filipoviq nga Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ), e cila parashikohet ta fitojë ulësen kroate.

Në moshën 39-vjeçare, Filipoviq pritet të bëhet anëtarja më e re e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës që nga përfundimi i luftës së viteve 1992-1995.

Dodik, i cili prej kohësh kërkon më shumë autonomi për Republikën Sërpska nga institucionet qendrore të Bosnje dhe Hercegovinës, shpesh duke përdorur edhe retorikë për ndarje, falënderoi presidentët e Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për fitoren.

“Po të mos ishte fitorja madhështore e Donald Trumpit… ne sot ndoshta do të ishim kufoma politike”, u tha ai mbështetësve.

“Por tani, falë rrethanave të reja, ne jemi fitues politikë”, tha ai, duke falënderuar edhe presidentin rus, Vladimir Putin.

“Qëndrimet tona politike mbeten të palëkundura dhe nuk do të heqim dorë prej tyre. Do të vazhdojmë të punojmë në të mirë të popullit tonë”, tha Dodik.

Ish-udhëheqësi i Republikës Sërpska, Dodik, 67 vjeç, nuk ishte kandidat në këto zgjedhje, pasi i është ndaluar mbajtja e posteve publike.

Megjithatë, portreti i tij shihej në billborde në mbarë Republikën Sërpska, ku ai vazhdon të ketë ndikim të madh politik.

Dodik dhe zyrtarë të tjerë të Republikës Sërpska ishin më herët nën sanksione të Shteteve të Bashkuara për shkelje të pretenduara të Marrëveshjes së Dejtonit, e cila i dha fund luftës së viteve 1992-1995 në Bosnje dhe Hercegovinë, si dhe për refuzimin e zbatimit të vendimeve të përfaqësuesit ndërkombëtar për paqe.

Megjithatë, më 29 tetor 2025, Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi se Dodik dhe dhjetëra aleatë të tij ishin hequr nga lista e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara.

Departamenti i Thesarit nuk dha hollësi për arsyet e këtij vendimi.

Ndërkohë, partitë me orientim etno-nacionalist duket se kanë shënuar rezultate të forta edhe në zgjedhjet për Parlamentin e Bosnje dhe Hercegovinës.

Sipas rezultateve preliminare, Partia e Veprimit Demokratik (SDA) ka marrë numrin më të madh të votave në Federatën e Bosnje dhe Hercegovinës.

Pas saj renditen Partia Socialdemokrate e Bosnje dhe Hercegovinës (SDP BiH) dhe Bashkimi Demokratik Kroat i Bosnje dhe Hercegovinës (HDZ BiH).

Ndonëse ndarjet politike vazhdojnë të pasqyrojnë konfliktin e viteve 1990, një risi në këto zgjedhje ishte verifikimi biometrik i votuesve dhe përdorimi i skanerëve të fletëvotimeve.

Problemet teknike bënë që disa vendvotime të hapeshin më vonë se ishte planifikuar.

Bosnje dhe Hercegovina është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që e zbaton këtë sistem në të gjithë territorin.

Masa u vendos nga Zyra e Përfaqësuesit të Lartë Ndërkombëtar, si pjesë e reformave që synojnë forcimin e integritetit të zgjedhjeve në kuadër të sistemit të krijuar me Marrëveshjen e Dejtonit./REL/

ShareTweet

Postime të ngjashme

LDK triumfon në balotazh në pesë Komuna

LDK reagon pasi emrat e deputetëve të saj u vendosën pranë Listës Serbe: Nuk shantazhohemi

Afër 200 studentë të plagosur gjatë protestave në Francë

Afër 200 studentë të plagosur gjatë protestave në Francë

Ekspozohen të dhënat personale të 8.8 milionë personave në një incident sigurie në Danimarkë

Ekspozohen të dhënat personale të 8.8 milionë personave në një incident sigurie në Danimarkë

Çmimi Nobel në mjekësi u shkon 3 shkencëtarëve për kërkime mbi aktivitetin e trurit

Çmimi Nobel në mjekësi u shkon 3 shkencëtarëve për kërkime mbi aktivitetin e trurit

Përshkallëzohet situata para Qeverisë dhe Kuvendit, policia përdor gaz lotsjellës

Përshkallëzohet situata para Qeverisë dhe Kuvendit, policia përdor gaz lotsjellës

Njësia Speciale mobilizohet te Kuvendi, protestuesit bllokojnë të gjitha hyrjet

Njësia Speciale mobilizohet te Kuvendi, protestuesit bllokojnë të gjitha hyrjet

Xhafer Gashi jep dorëheqje nga LDK, shkak mosvotimi për Specialen

Xhafer Gashi jep dorëheqje nga LDK, shkak mosvotimi për Specialen

LDK i kërkon Kushtetueses vendim të drejtë për situatën në Kuvend

Edhe një dorëheqje tjetër e LDK-së, pas qëndrimit për Specialen

Zëdhënësi i Qeverisë: Ne protestuam me kohë, e ju goditni deputetët e LVV-së

Zëdhënësi i Qeverisë: Ne protestuam me kohë, e ju goditni deputetët e LVV-së

Ministria e Arsimit: Asnjë nxënës nuk mund të detyrohet të marrë pjesë në protesta

Ministria e Arsimit: Asnjë nxënës nuk mund të detyrohet të marrë pjesë në protesta

LDK triumfon në balotazh në pesë Komuna

LDK reagon pasi emrat e deputetëve të saj u vendosën pranë Listës Serbe: Nuk shantazhohemi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën