TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Apeli vërteton dënimin me 6 vjet burgim ndaj Jelena Gjukanoviq për akuzën se spiunoi te BIA serbe

by teve1
1 orë ago
0
A A
Apeli vërteton dënimin me 6 vjet burgim ndaj Jelena Gjukanoviq për akuzën se spiunoi te BIA serbe

Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë me të cilin e pandehura Jelena Gjukanoviq u dënua me 6 vjet burgim për veprën penale “Spiunazhi”.

Aktgjykimi denues nga Themelorja ishte shpallur më 27 prill 2026.

Kundër aktgjykimit të shkallës së parë, kishte parashtruar ankesë mbrojtësi i Gjukanoviq, avokati Predrag Milkoviq, për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale, vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike dhe zbatimit të gabuar të drejtës materiale.

Mbrojtja kishte propozuar lirimin nga akuza për të pandehurën Gjukanoviq ose kthimin e çështjes në rivendosje.

Po ashtu, ankesë kishte parashtruar Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), në lidhje me sanksionin penal, me propozim që të pandehurën ta dënojë me dënim më të lartë me burgim.

Ndërsa, Prokuroria e Apelit, me anë të parashtresës ka propozuar se aktgjykimi i Themelores të ndryshohet duke i shqiptuar dënim më të lartë burgim të akuzuarës dhe të refuzohet si e pabazuar ankesa e mbrojtjes.

Gjithashtu, edhe në seancën e Kolegjit të Apelit të mbajtur më 25 shtator 2026, pala mbrojtëse ka deklaruar se mbetet në tërësi pranë ankesës së paraqitur me shkrim.

Gjetjet e Apelit:

Gjykata e Apelit me aktgjykimin e 30 shtatorit 2026, ka konstatuar se aktgjykimi i ankimuar nuk është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale të pretenduara nga mbrojtja.

Sipas Apelit, në dispozitiv të aktgjykimit janë përshkruar në tërësi veprimet inkriminuese të veprës penale dhe po ashtu aktgjykimi është i qartë, i kuptueshëm dhe se në arsyetim janë dhënë qartë arsyet për faktet vendimtare.

Apeli i ka gjetur si të pabazuara edhe pretendimet e mbrojtjes se kontrolli i telefonave të të akuzuarës Gjukanoviq ka qenë i jashtëligjshëm, bazuar në aktvendimin e Gjykatës së Apelit të datës 20 janar 2026.

Gjithashtu, pretendimet se gjendja faktike është vërtetuar gabimisht, Apeli i gjen të pabazuara sepse sipas shkallës së dytë, Themelorja ka vërtetuar drejt dhe në mënyrë të plotë gjendjen faktike të konstatuar dhe arsyetuar me aktgjykimin e ankimuar.

“Andaj, për mënyrën e kryerjes së veprës penale nga e akuzuara, Jelena Djukanovic, gjykata e shkallës së parë në arsyetimin e aktgjykimit ka dhënë arsyet të qartë dhe të plota për të cilat pajtohet edhe ky kolegj penale si përfundim të drejtë dhe ligjor, pasi që nga provat e administruara në shqyrtim gjyqësor rezultojnë të vërtetuara veprimet të cilat i kishte ndërmarrë e akuzuara, duke marrë pjesë aktivisht në veprimet inkriminuese për veprimtarinë informative të një shërbimi të huaj-BIA-së të Serbisë, të përshkruara në dispozitivit të aktgjykimit të ankimuar”, thuhet në vendim të Apelit.

Sipas Apelit, të pabazuara u konsideruan edhe pretendimet për shkeljen e Ligjit Penal, pasi që nga gjendja faktike e provuar nga provat e administruara, në veprimet e të akuzuarës Gjukanoviq qëndrojnë elementet objektive dhe subjektive të veprës penale për të cilën është shpallur fajtore.

“Gjykata e shkallës së parë në arsyetimin e aktgjykimit të ankimuar, fq.16, ka dhënë arsyet të qarta dhe të plota dhe me rastin e zbatimit të ligjit material për veprimet inkriminuese e të akuzuarës duke qenë se është vërtetuar se e akuzuara, kishte ndërmarr veprime në drejtim të kryerjes së veprës penale”, thuhet në vendim.

Ndërsa sa i përket akesës së PSRK-së, lidhur me vendimin për dënimin, sipas Apelit, janë të pabaza sepse dënimi i Themelores është i drejtë dhe i ligjshëm dhe në përpjestim me peshën e veprës penale.

“Një vlerësim të këtillë të rrethanave relevante për matjen e dënimit si të ligjshëm dhe të drejtë e pranon edhe kjo gjykatë, pasi që gjykata e shkallës së parë në mënyrë të plotë i ka vlerësuar rrethanat të cilat kanë ndikuar për llojin dhe lartësinë e dënimit, ndërsa pretendimet si në ankesën e PSRK-së se dënimi nuk është në përpjesëtim me peshën e veprës penale, rrethanat rënduese, shkallën e rrezikshmërisë shoqërore dhe shkallën e përgjegjësisë penale”, konsteton Apeli.

Andaj, në bazë të këtyre gjetjeve, u vendos si në dispozitiv të këtij aktgjykimi, përkatësisht vërtetimin e aktgjykimit të ankimuar.

Trupi gjykues që ka marrë këtë vendim është i përbërë nga: Avni Mehmeti- kryetar, Vaton Durguti- gjyqtar referues dhe Albina Shabani-Rama – anëtare.

Gjykata e Apelit me vendimin e 20 janarit 2026 aprovoi ankesën e Prokurorisë Speciale ndaj të akuzuarës për spiunazh, Jelena Gjukanoviq duke ndryshuar vendimin e Themelores dhe duke llogaritur prova të pranueshme gjetjet në telefonin e të akuzuarës.

Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 2 shtator 2025 ka ngritur aktakuzë nda Jelena Gjukanoviqit, e cila ngarkohej se nga data e pacaktuar e në vazhdimësi deri në momentin e arrestimit të saj, më datë 28 shkurt 2025, në cilësinë e zyrtares vendore të misionit të OSBE-së në Kosovë, pranë Zyrës Rajonale në Mitrovicë, në pozitën “Zyrtare e Programit Kombëtar në Qendrën Rajonale në Mitrovicë”, me vetëdije të plotë dhe me dashje direkte ka kryer veprime të përsëritura që përbëjnë ndihmë aktive për veprimtarinë informative të Agjencisë për Inteligjencë dhe Siguri të Republikës së Serbisë (e njohur si BIA), duke i ofruar të dhëna, dokumentet dhe informacione të ndjeshme, të siguruara gjatë ushtrimit të detyrës së saj zyrtare në kuadër të aktivitetit të misionit të OSBE-së, ndihmë kjo e realizuar përmes komunikimeve të shumta me tani të dënuarin për veprën penale të spiunazhit, agjentin rezident të BIA-s, Aleksandër Vllajiq.

Aktakuza thotë se Gjukanoviq i ka përcjellë Vllajiqit informacione të dokumentuara që lidhen drejtpërdrejt me rendin kushtetues, sigurinë institucionale dhe veprimtarinë e brendshme të institucioneve të Republikës së Kosovës, të cilat informacione pastaj janë transmetuar tek zyrtarët e lartë të BIA-s, tek përgjegjësi i BIA-s për rajonin e Novi Pazarit në Serbi dhe BIA-s në Beograd.

Gjithnjë sipas aktakuzës, e akuzuara përmes influencimit dhe ndikimit të saj, nga pozita që mbante në OSBE dhe udhëzimeve që kishte marrë nga tani i dënuari për spiunazh Aleksandër Vllajiq dhe zyrtarët e BIA-s, gjatë takimeve zyrtare dhe përpilimit të raporteve të OSBE-së, për pasqyrimin e situatës politike dhe të sigurisë në Kosovë, ka kontribuar në krijimin e një narrative armiqësore ndaj institucioneve të sigurisë, shtetësisë dhe integritetit të Republikës së Kosovës, kështu përmes këtyre veprimeve të qëllimshme, e akuzuara ka cenuar rëndë rendin kushtetuese dhe sigurinë kombëtare dhe ka vënë në rrezik serioz jetën dhe sigurinë personale të zyrtarëve shtetërorë, qytetarëve të vendit si dhe personelit ndërkombëtar të Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Me këtë, e akuzuara Jelena Gjukanoviq akuzohej se ka kryer veprën penale “Spiunazhi” nga neni 124, par.3 lidhur me nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) është një organizatë ndërkombëtare që merret me sigurinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut, e cila përmes misionit të saj ka prezencë zyrtare dhe seli edhe në Kosovë./BetimipërDrejtësi

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përshkallëzohet situata para Qeverisë dhe Kuvendit, policia përdor gaz lotsjellës

Përshkallëzohet situata para Qeverisë dhe Kuvendit, policia përdor gaz lotsjellës

Njësia Speciale mobilizohet te Kuvendi, protestuesit bllokojnë të gjitha hyrjet

Njësia Speciale mobilizohet te Kuvendi, protestuesit bllokojnë të gjitha hyrjet

Xhafer Gashi jep dorëheqje nga LDK, shkak mosvotimi për Specialen

Xhafer Gashi jep dorëheqje nga LDK, shkak mosvotimi për Specialen

LDK i kërkon Kushtetueses vendim të drejtë për situatën në Kuvend

Edhe një dorëheqje tjetër e LDK-së, pas qëndrimit për Specialen

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën