Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.
Takimi u zhvillua pas përfundimit të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit.
Kryeministri Kurti, gjatë fjalës së tij në Kuvend, kishte paralajmëruar se gjatë ditës do të takohej sërish me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza.
Nga PDK-ja, e cila ka iniciuar ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, kanë thënë se presin që projektligji të miratohet sot në të dyja leximet.
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se pas miratimit të projektligjit, partia e tij është e gatshme të arrijë marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje për zgjedhjen e presidentit, me qëllim të shmangies së zgjedhjeve të reja.
Afati i fundit për zgjedhjen e presidentit është 6 tetori.







