Kryeministri Albin Kurti është pyetur nga gazetarët, për një takim të mundshëm me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamzën.
Kurti nuk ka dhënë përgjigje lidhur me këtë çështje.
Takimi mes Kurtit dhe Hamzës është paralajmëruar për sot, ndërsa Hamza ka deklaruar se një takim i tillë është i mundshëm.
Sipas raportimeve të Bellagoshit, Hamza është larguar nga salla plenare së bashku me Rrahman Ramën, ndërsa Kurti ka dalë nga salla me Hekuran Muratin.







