Ka përfunduar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e cila u mbajt këtë të hënë me plot pika në rendin e ditës.
Në këtë seancë, deputetët shqyrtuan edhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Projektligji u miratua në lexim të parë me 91 vota për, pa asnjë votë kundër apo abstenim.
Në votim nuk mori pjesë Grupi Parlamentar i LDK-së.
PDK po kërkon që leximi i dytë të kryhet sot, andaj po vazhdojnë të qëndrojnë në sallë.







