Kampionia dhe nënkampioni i Kosovës në basketboll, këtë javë nisin zyrtarisht garat në arenën ndërkombëtare.
Trepça dhe Bashkimi, do të paraqiten në fazën grupore të FIBA Europe Cup, me ndeshjet e para që do ti luajnë në shtëpi.
Skuadra nga Mitrovica është pjesë e Grupit A, të cilin e përbëjnë edhe Batumi, Split, Promitheas, Opava e Gladiators Trier.
Duelin e parë, Trepça e luan kundër ekipit nga Greqia, Promitheas, i cili zhvillohet të mërkurën nga ora 18:30 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.
Të mërkurën, por prej orës 19:00 luan edhe Bashkimi, ku e pret në palestrën “Sezai Surroi” ekipin nga Letonia, Valmiera.
Bashkimi do të paraqitet në kuadër të Grupit F, që përbëet edhe nga Manchesteri, Bigbank/Kalev, Biotekno Korfez e Elan Chalon.







