Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri ka thënë se projektligji për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara duhet të votohet në dy leximet në seancën e së hënës.
Ai ka thënë se miratimi i këtij projektligji duhet të jetë nisma e një reagimi të shtetit të Kosovës në mbroje të ish-krerëve të UÇK-së.
“Nesër në Kuvendin e Kosovës do të jetë një ditë e gjatë. Aty, me një zë, Kuvendi duhet ta miratojë Ligjin për Specialen në të dyja leximet. Por ky ligj duhet të jetë vetëm fillimi i një reagimi proaktiv të shtetit në mbrojtje të historisë dhe të vlerës më të madhe kombëtare, luftës çlirimtare. Nesër nuk duhet të bëhet lojë me asnjërin lexim. Në leximin e dytë duhet ta trajtojmë me shumë kujdes nëse ka mbetur diçka pa u përfshirë në Komisionin për Legjislacion, në mënyrë që të bëhet çdo amendament i nevojshëm që e përmirëson ligjin”, ka shkruar ai.
Kuvendi i Kosovës të hënën do të mbajë seancë nga ora 09:00. Në rend dite është miratimi në lexim të parë i projektligjit për Specialen dhe një sërë pikash tjera.
Partia Demokratike deri më tash ka pas qëndrim që ky projektligj duhet të miratohet në lexim të dytë, ku kanë premtuar votat për presidentit nëse ndodh një gjë e tillë./teve1.info/








