Prodhimet tepricë të energjisë elektrike nuk do të kenë nevojë të eksportohen.
Kjo pasi Kosova është në fazën fillestare të ndërtimi të projektit për ruajtjen e rrymës.
E gjithë kjo përmes ndërtimit të baterive të cilat planifikohen të bëhen në qytetin e Istogut e Ferizajt.
Për të ndërtuar këtë së fundmi dy kompania amerikane kanë paraqitur edhe ofertat e tyre.
Këtë lajm e dha të enjten ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
“Dy kompani amerikane kanë dorëzuar oferta për projektimin dhe ndërtimin e baterive!Tani vijon vlerësimi, me synim nisjen e ndërtimit vitin e ardhshëm. Me kapacitet prej 340 MËh në Istog dhe Ferizaj, po i afrohemi realizimit të një prej investimeve më të mëdha në sektorin e energjisë në dekadat e fundit”, deklaroi Rizvanolli.
E ofertat e këtyre dy kompanive, profesori i energjetikës, Vezir Rexhepi i sheh si një hap shumë të rëndësishëm.
“Kjo është një procedurë ose vazhdimësi e përkrhajes dhe mbështetjes se MCC-së për instalimin e baterive për ruajtjen e energjisë elektrike që pritet në implentohen në Istog në Ferizaj, dhe interesimin i kompanive amerikane për pjesëmarrje në ëktë projekt është shumë inkurajues dhe për mua është shumë më rëndësi sepse investimet amerikane kanë peshë të madhe në infrastrukutën energjetike”, tha Rexhepi.
Por, cili pritet të jetë roli i këtyre baterive sa i përket stabiliteti në fushën e energjetikës, sipas ekspertit Adhurim Haxhimusa.
“Kjo bateri në të njëjtën kohë ju ndihmon shumë edhe operatorëve të rinjë, të pareqeve solare e pareqeve të erës kur në momentin që ka mbi prodhim që ndodhë ndoshta gjatë natës, kemi energji të erës më shumë se sa konsumohet duke ia shtu këtu edhe prodhimin nga thëngjilli, atëherë për të mos eksportuar kjo energji mund të ruhet kjo energji e cila mund të përdoret gjatë ditës kur kërkesat për energji elektrike është më e lartë se sa prodhimi”, theksoi Haxhimusa.
Por sipas ekspertit, Adhurim Haxhimusa ndërtimi i këtij projektit nuk do të marrë shumë kohë.
“Projektet e baterive janë projekte që kryesisht krijohen shumë shpejtë, momentin që investitor privat, kjo për faktin që efektet ambientale të baterive janë kryesisht më të ulëta dhe kërkesat për leje të ndryshme janë shumë të ulëta prandaj projektet e baterive kryhen shumë më shpejtë”, vlerësoi ai.
Kosova në vitin 2024, kishte nënshkruar marrëveshjen e Kompaktit, e cila u bë ndërmjet Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) dhe qeverisë së Kosovës.
Vlera e këtij projektit kap shumë prej 236.7 milionë dolarësh.






