Në hyrje të Shtëpisë së Kulturës është vendosur fotografia e veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, Adem Beqiri.
Në librin e kujtimeve, emrat dhe mesazhet e tyre i lanë edhe qytetarët e përfaqësuesit institucionalë që erdhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
Shtëpia e Kulturës “Rexhep Mitrovica” ishte e mbushur me qytetarë e përfaqësues të institucioneve, të cilët u mblodhën për ta nderuar figurën e Adem Beqirit.
Beqiri ishte njëri nga intelektualët e zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, mbetjet mortore të të cilit u identifikuan pas 27 vitesh.
E ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, tha se Serbia kishte tentuar ta fshehë krimin.
Për kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, Adem Beqiri ishte personifikim i atdhetarit, aktivistitit dhe humanistit.
Ai tha se Beqiri dha gjithçka nga kapitali i tij njerëzor e material në shërbim të çështjes kombëtare.
Në emër të familjes foli mbesa e Adem Beqirit, Albana Beqiri.
Ajo falënderoi të pranishmit dhe institucionet për nderimet që iu bënë gjyshit të saj.
Pas përfundimit të mbledhjes komemorative, Adem Beqiri u rivarros në varrezat e fshatit Pantinë, me nderime ushtarake.
Përveç Adem Beqirit, në grupin e njohur si “Intelektualët”, janë identifikuar edhe Idriz Rrecaj dhe Salih Meziu.






