Sadri Ramabaja, analist politik dhe profesor universitar, vlerëson se kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti është kryeministri më i mirë i Kosovës pasluftës në Kosovë.
“Për mua, Albin Kurti është kryeministri më i mirë i Kosovës pasluftës. Ai mund të krahasohet me Hasan Prishtinën”, ka thënë Sadri Ramabaja për emisionin “InfoNata” në Tëvë1.
Ramabaja e ka vlerësuar si shumë pozitiv takimin për të cilin është diskutuar gjatë ditës ndërmjet presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
“Takimi Trump-Kurti do të duhej të ishte lajmi i ditës. Gazetarët në Kosovë kanë dilema për vërtetësinë e fotografisë. Kjo është e çuditshme dhe nuk ka logjikë”, ka thënë Sadri Ramabaja.







