TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ministri Maqedonci dhe homologu kroat dakordohen për bashkëpunim në mbrojtje, trajnime dhe shkëmbim të informacionit

by Teve1
1 orë ago
0
A A
Ministri Maqedonci dhe homologu kroat dakordohen për bashkëpunim në mbrojtje, trajnime dhe shkëmbim të informacionit

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, me ftesë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anushiq sot mori pjesë në konferencën ndërkombëtare të industrisë së mbrojtjes “EU 4 Defence Readiness – Road Map to Future”, të mbajtur në Zarë të Kroacisë.

Me këtë rast, ministri Maqedonci ishte folës në panelin “Siguria evropiane në mjedisin e ri gjeopolitik”.

Në margjinat e konferencës, Maqedonci dhe Anushiq riafirmuan përkushtimin e tyre për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes.

“Gjatë takimit, ata diskutuan edhe për thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit trepalësh Kosovë–Shqipëri–Kroaci, me synimin që ky bashkëpunim të jetë i hapur edhe për vendet e tjera të rajonit që ndajnë vlerat dhe interesat e përbashkëta.

Të dy ministrat u dakorduan për avancimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes, trajnimet, shkëmbimin e informacionit, si dhe koordinimin për përballjen me kërcënimet hibride.

Gjatë panelit, ministri Maqedonci theksoi kërcënimet që burojnë nga qasja hegjemoniste e Serbisë ndaj fqinjëve të saj, si dhe hapat që po ndërmerr Kosova për ndërtimin e një sistemi mbrojtës gjithëpërfshirës, me angazhimin e institucioneve dhe qytetarëve.Po ashtu, ai vuri në pah rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe zhvillimit të industrisë së mbrojtjes.

Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë kontribuon në avancimin e sigurisë dhe të kapaciteteve mbrojtëse në rajon”, thuhet në njoftim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Qeveria: Nuk ka pengesë ligjore për ndryshimin e Ligjit për Specialen

Qeveria: Nuk ka pengesë ligjore për ndryshimin e Ligjit për Specialen

Ramabaja: Takimi Trump-Kurti është lajmi i ditës, flitet se janë diskutuar disa tema

Ramabaja: Takimi Trump-Kurti është lajmi i ditës, flitet se janë diskutuar disa tema

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani: Protesta e dha efektin te Qeveria, ajo u dorëzua

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani: Protesta e dha efektin te Qeveria, ajo u dorëzua

Spahiu: Është mirë që unë të bëhem president, mos më imagjinoni mua si ish-presidentët “coftana” që kanë qenë

Spahiu: Është mirë që unë të bëhem president, mos më imagjinoni mua si ish-presidentët “coftana” që kanë qenë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën