TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mjete të reja për zjarrfikësit, Lipjani, Shtimja dhe Drenasi pajisen me kamionë të rinj

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka shpërndarë kamionë të rinj zjarrfikës për Lipjanin, Shtimen dhe Drenasin, me investim prej 1.78 milionë eurosh për forcimin e kapaciteteve dhe reagimin më të shpejtë në situata emergjente.

by Jona Kelmendi
58 minuta ago
0 0
A A

Po testohet për herë të parë.

Është ky një nga kamionët e rinj të zjarrfikësve, që sot u dorëzuan për tri komuna.

Me automjete të reja tash do të pajisen njësitë e zjarrfikësve në Lipjan, Shtime e Drenas.

Kamionët u shpërndanë nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Për zjarrfikësit e Lipjanit, ky automjet zëvendëson një kamion që ishte në shërbim prej gati katër dekadash.

“Kamioni ka qenë i vitit 87 i cili i shpenzuar dhe thuajse jashtë funksionit, fatmirësisht në kohën e duhur tani e morëm këtë kamion që të mund t’iu dalim në ndihmë qytetarëve të Lipjanit dhe komunave fqinje”, tha Sadri Shumolli, zjarrfikës nga Lipjani.

Për tri komunat, investimi kap vlerën e mbi një milionë eurove.

“Sot nuk po dorëzojmë vetëm automjete, po bëjmë një investim drejtpërdrejti në sigurinë e qytetarëve. Në kuadër të këtij investimi, komuna e Lipjanit përfiton një automjet sulmues me kapacitete prej 3000 mijë litrash ujë dhe 400 litra koncentrat shkumë në vlerë prej 673 mijë e 148 euro, komuna e Shtimes dhe e Drenasit përfitojnë nga një automjet furnizues edhe sulmues të kapaciteteve prej 6000 litrave ujë, këto automjete kapin vlerën e 1,780,46 euro”, deklaroi Shefki Abdullahu, drejtor (AME)

Por, krahas pajisjeve të reja, u tha se zjarrfikësit presin edhe ndryshime në kuadër ligjor.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, së bashku me AME kanë përgatit ligjin, infrastrukturën ligjore e cila do të përmirësonte dukshëm edhe moshën por do të përmirësonte edhe raportin që thënë me fjalë të tjera ka çalu tani e po çalon në njësitë e zjarrfikësve edhe në AME edhe ne me ligjin që fatkeqësisht ende nuk është miratuar për shkak të jo stabilitetit institucional”, theksoi Enver Dugolli, zëvëndësministër i MPB.

E në fund të ceremonisë çelësat e automjeteve iu dorëzuan sot komandantëve të njësive të zjarrfikësve në tri komunat.

 

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Edhe sonte është duke u zhvilluar protesta në sheshin e Prishtinës, kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Edhe sonte është duke u zhvilluar protesta në sheshin e Prishtinës, kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Kongresisti amerikan Latimer uron Kurtin dhe inkurajon partitë politike të zgjidhin çështjen e presidentit

Albin Kurti pranon letër urimi nga kongresisti amerikan, kërkohet zgjedhja e presidentit

Policia njofton se nuk ka të lënduar nga shpërthimi i zjarrit në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë

Policia njofton se nuk ka të lënduar nga shpërthimi i zjarrit në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë

Hamza pas takimit me Kurtin: Ende nuk kemi marrëveshje

Hamza pas takimit me Kurtin: Ende nuk kemi marrëveshje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën