Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim kryetarin e Komisionit për Çështjet e Bashkimit Evropian në Bundestagun Gjerman, Anton Hofreiter.
Kurti e falënderoi Hofreiter për vizitën dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit të ndërsjellë me Bundestagun Gjerman.
Sipas komunikatës së Qeverisë, zhvillimet aktuale në vend, integrimet evropiane, çështjet e sigurisë dhe bashkëpunimi rajonal, ishin temë e takimit ndërmjet Kurti dhe Hofreiter.
“Kryeministri Kurti kërkoi mbështetjen e Gjermanisë për statusin e merituar shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke shtuar se Kosova ka shënuar përparim të rëndësishëm në demokraci, sundimin e ligjit, siguri dhe ekonomi”, thuhet në njoftim./teve1.info/




