Edon Zhegrova luajti vetëm një çerek ore në minutat e fundit të ndeshjes kundër Izraelit, në barazimin pa gola.
Pas ndeshjes, sulmuesi anësor i Dardanëve nuk e la pa përmendur faktin pse nuk u inkuadrua nga fillimi në këtë ndeshje.
“Të nisja nga banka, ishte vendim i trajnerit. Por mezi e pres ndeshjen tjetër dhe shpresoj ta nis nga fillimi”, ishin fjalët e para të Zhegrovës për mediumin italian Sportmediaset.
“Unë besoj në ekipin tim kombëtar, kemi lojtarë cilësorë, do të luajmë në shtëpi dhe mendoj se kemi një shans të mirë për të fituar, e njëjta gjë vlen edhe për grupin, do të bëjmë gjithçka për të përfunduar të parët”, tha ai pas ndeshjes.
Futbollisti i Juventusit, pas një periudhe të vështirë, vjen me konfidencë pas ndeshjeve të fundit pozitive për të.
“Është një privilegj për mua të jem pjesë e Juventusit. Qëndrova sepse e dua këtë klub dhe dua të arrij diçka të madhe me të. Kur më blenë, isha vërtet i lumtur dhe nuk doja të largohesha nga Juventusi në këtë mënyrë pa lënë gjurmë” ka thënë ai.
Por nëse Juventusi mund ta rikthej titullin e kampionit në Itali dhe të rivalizoj Interin, Zhegrova kursehet në deklarata, por duke qeshur e thotë se Juventusi del gjithmonë më i miri.











