Agjencia e Menaxhimit Emergjent, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka bërë shpërndarjen e kamionëve të rinj zjarrfikës për tri komuna të Kosovës.
Automjetet e reja janë ndarë për Lipjanin, Shtimen dhe Drenasin, me qëllim të forcimit të kapaciteteve për reagim në raste emergjente dhe përmirësimit të shërbimeve të zjarrfikësve.
Vlera e tri automjeteve të reja zjarrfikëse arrin në 1,780,046 euro.
Investimi synon të rrisë kapacitetet e njësive zjarrfikëse në këto komuna dhe të përmirësojë reagimin ndaj zjarreve dhe situatave të tjera emergjente.










