Izraeli dhe Kosova e kanë mbyllur pjesën e parë pa gola, 0:0, në ndeshjen e Ligës së Kombeve që po zhvillohet në Debrecen.
Kosova pati më shumë posedim të topit dhe e mbylli pjesën e parë me 60 për qind të mbajtjes së topit, ndërsa regjistroi gjashtë goditje ndaj pesë të Izraelit.
Megjithatë, vendasit krijuan rastet më të rrezikshme, me dy raste të mëdha dhe dy goditje në kuadrat. Kosova pati gjithashtu dy goditje në portë, por pa arritur ta mposhtë portierin izraelit.
Dardanët duhet të tregohen më të rrezikshëm në fazën sulmuese në pjesën e dytë, pasi posedimi nuk është shndërruar ende në raste të pastra për gol.




