Në këtë shesh kishte dalë disa herë në vitet e 80-ta e 90-ta për të kundërshtuar sistemin e asaj kohe.
Naser Salihaj nga Rugova e Pejës mori pjese në protesta e studentëve të cilat u organizuan në atë kohë.
E këtij sheshi ai u kthye prapë.
Kësaj radhe për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale ndaj krerëve të UÇK-së
Ne kemi bërë luftë të drejtë, kemi bërë luftë për liri kemi lënë në luftë edhe shpirtin tonë për fëmijet tanë, për pleqtë tanë për nderin tonë dhe ne jemi plotësisht ne anën e drejt të historisë tonë. Gjykata e Hagës është një gjykatë kriminale, ëhstë një grup kriminal i njerëzve të cilët kanë marrë sugjerim nga Serbia dhe Rusia për të dënuar çlirimtarët, shprehet Naser Salihaj- veteran i UÇK-së
Salihaj me fillimin e luftës në Kosovë u kthye nga Zvicra për t’i dal në mbrojtje atdhe ut, duke luftuar në frontin e parë në Koshare.
Vendimi i 16 shtatorit që katërshes së UCK-së të iu ndahen 81 vite burgim e preku emocionalisht.
“Me ka prekur shumë e kam ndjeh thellë në zemër padrejtësinë sepse ne kemi qenë në anën e drejtë, ne kemi luftuar për lirinë tonë, ne nuk kemi bërë krime në Serbi e askund, thjeshtë e kemi mbrotjë popullatën civile”, shprehet ai.
E nga Zvicra fshehur familjes së tij, UÇK-së iu bashkua edhe Xhevdet Jakaj nga Ferizaj.
Madje ai tregon edhe historinë që e sajoi, vetëm që të mos refuzohej si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Me pyetën sa anëtar jeni, unë iu thash që jemi gjashtë vëllezër e e një motër vetëm me marrë, se unë jam hastret e nuk kanë pas të drejt më të marr. Kur shkova në Koshar e pash një familjar me tha qysh pas 7 qikave është e keni lanë në luftë me dërgu dy herë më Njësi Speciale por unë ia kthy përseri në mengjës deri dikur kur më tha Hisen Berisha lene…”, thotw ai.
Prandaj Jakaj kërkon drejtës për bashkëluftëtarët e tij.
E duke shpresuar për një lajm të mirë, Ismajl Selmani në mes të shtatorit u nis drejt Hagës.
Mirëpo, u kthye i zhgënjyer nga atje.
“Ne ishim edhe në Hagë kur u nisëm me 12 shator dhe u kthyem me 16 shator duart thatë edhe spe shkuam për të mbushur duart plotë por fatkeqësisht ai 16 shator ke shumë i trishtë sidomos për neve ushtarëve të luftarve çlirimtare”, thotë Selmani.
Përveç veteranëve të UCK-së në ketë protestë morën pjesë edhe shumë të rinjë e të reja nga mbarë vendi.






