Policia e Kosovës ka thënë se protesta e organizuar në Prishtinë sot në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së është zhvilluar e qetë dhe pa incidente.
Policia ka thënë se ka ndërmarrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e protestës ku ka falenderuar pjesëmarrësit .
“Policia e Kosovës, falënderon organizatorët dhe mijëra qytetarë pjesëmarrës për qytetarinë, kulturën dhe sjelljen paqësore të treguar, e në veçanti për respektimin e udhëzimeve të dhëna nga zyrtarët policorë gjatë pjesëmarrjes në protestë dhe qarkullimit në trafikun rrugor. Protestimi në mënyrë të qetë, sjellja e përgjegjshme dhe respektimi i udhëzimeve policore kontribuuan në mbarëvajtjen e qetë dhe të sigurt të protestës paqësore”, thuhet nga Policia







