TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Askush nuk duhet të përballet e vetme me kancerin e gjirit

by Teve1
2 orë ago
0
A A
Kurti: Askush nuk duhet të përballet e vetme me kancerin e gjirit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në hapjen e fushatës sensibilizuese kundër kancerit të gjirit, në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit “Tetori Rozë”.

Në fjalën e tij, Kurti theksoi rëndësinë e mbështetjes për gratë që po përballen me sëmundjen, por edhe për ato që e kanë përfunduar trajtimin, duke vënë theksin te kontrollet e rregullta dhe zbulimi i hershëm.

“Askush nuk duhet të përballet i vetëm apo e vetme me kancerin e gjirit. Jemi këtu për gratë që janë në trajtim dhe për ato të cilat e kanë përfunduar atë, që të rrisim vetëdijen për rëndësinë e kontrolleve të rregullta, pra të zbulimit të hershëm dhe të trajtimit në kohë”, tha Kurti.

Sipas të dhënave të prezantuara prej tij, gjatë vitit 2025 në Kosovë janë raportuar 601 raste të reja të kancerit të gjirit, prej të cilave 592 te gratë dhe 9 te burrat.

Kurti tha se situata sa i përket fazës në të cilën diagnostikohet sëmundja ka ndryshuar në vitet e fundit. Deri në vitin 2022, sipas tij, shumica e rasteve diagnostikoheshin në fazën e tretë ose të katërt.

“Falë shtimit të pajisjeve diagnostikuese dhe fushatave ndërgjegjësuese nga Ministria e Shëndetësisë dhe në bashkëpunim me organizatat joqeveritare, në vitet 2023 dhe 2024 shumica e rasteve u diagnostikuan në fazën e parë ose të dytë”, deklaroi ai.

Ai tha se i njëjti trend është evidentuar edhe gjatë vitit 2025.

“Mbi 53.4  për qind t rasteve janë diagnostikuar në stadet e hershme. Për këto raste, mundësitë për trajtim dhe shërim janë dukshëm më të mira. Zbulimi i hershëm është aq i rëndësishëm saqë është jetik”, u shpreh Kurti.

Kryeministri u bëri thirrje qytetarëve që të mos i neglizhojnë shqetësimet shëndetësore dhe të mos i shtyjnë kontrollet mjekësore.

“Shqetësimet nuk duhet t’i injorojmë dhe kontrollet nuk duhet t’i shtyjmë e vonojmë”, tha ai.

Në fjalën e tij, Kurti foli edhe për shërbimet diagnostikuese dhe investimet në pajisje mjekësore. Ai tha se mamografia në institucionet publike ofrohet falas që nga viti 2023, ndërsa një mamograf i ri tashmë është funksional në Fushë Kosovë.

“Përveç Fushë Kosovës, blihen edhe 8 mamografë të tjerë, e të gjithë digjitalë, të cilët do të vijnë këtë vit e do të shpërndahen nëpër komunat e Kosovës aty ku nuk ka”, tha Kurti.

Ai përmendi edhe dy akseleratorët e rinj të vendosur në Klinikën e Onkologjisë, duke theksuar se njëri prej tyre është i pajisur me sistemin SBRT për radioterapi me saktësi të lartë.

Kurti foli edhe për trajtimin pas përfundimit të terapive, duke theksuar se kujdesi ndaj pacienteve duhet të vazhdojë edhe pas përfundimit të trajtimit të kancerit.

“Nuk mjafton vetëm detektimi, por duhet trajtim i suksesshëm, pra shërim i plotë”, deklaroi ai.

Sipas Kurtit, gjatë tre viteve të fundit, në Klinikën e Kirurgjisë Plastike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë kryer 186 ndërhyrje për rekonstruktimin e gjirit.

“Të gjitha falas, pra pa asnjë kosto shtesë për qytetarët, dhe për këtë procedurë nuk ka më listë pritjeje”, tha ai.

Në fund, Kurti iu drejtua veçanërisht grave që kanë zgjedhur ta ndajnë publikisht përvojën e tyre me sëmundjen, duke vlerësuar rolin e tyre në ndërgjegjësimin e shoqërisë.

“Zëri juaj është kurajo për ato e ata që janë diagnostikuar rishtazi dhe i nxit të tjerat e të tjerët të kujdesen më shumë për shëndetin e tyre”, tha Kurti.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se Ministria ka rritur buxhetin për barnat për gratë që përballen me kancerin e gjirit, ndërsa theksoi rëndësinë e kontrolleve të rregullta.

“Ky kontroll, kjo vetëkontroll dhe ky ndërgjegjësim shpëton jetë. Nga viti 2023, mamografia është falas dhe tash po e shtrijmë këtë shërbim në secilën komunë”, tha Vitia.

Ai bëri të ditur se përveç mamografit tashmë të instaluar në Fushë Kosovë, gjatë këtij muaji pritet të funksionalizohet edhe mamografia mobile.

Ndërkaq, drejtoresha e organizatës “Jeta Vita”, Nafije Latifi, tha se përkujdesja ndaj pacienteve duhet të jetë e vazhdueshme dhe jo vetëm gjatë muajit të ndërgjegjësimit.

“Nuk mjafton të flasim për ndërgjegjësim dhe të japim premtime vetëm një muaj në vit. Ta kthejmë këtë tetor në një zotim të përbashkët, që pacientja të jetë vërtet në qendër të çdo politike, çdo vendimi dhe çdo veprimi”, tha Latifi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kuvend Komunal i Prizrenit miraton deklaratë kundër aktgjykimit ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së

Kuvend Komunal i Prizrenit miraton deklaratë kundër aktgjykimit ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së

Platforma “Liria ka Emër”: Shihemi sot n’16:00 n’shesh!

Platforma “Liria ka Emër”: Shihemi sot n’16:00 n’shesh!

Trupi gjykues: Thaçi kishte dijeni për krimet dhe nuk i parandaloi

Hashim Thaçit i vazhdohet paraburgimi në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Gjykata Speciale: Nuk jemi konsultuar për nismën e ndryshimit të ligjit

Infantino humbet edhe mbështetjen e Zvicrës, rritet presioni para zgjedhjeve në FIFA

PDK largohet nga Komisioni për AKI-në, kërkon urgjentisht Ligjin për Specialen

PDK largohet nga Komisioni për AKI-në, kërkon urgjentisht Ligjin për Specialen

Berisha: Kishim kuorum, duhet zgjidhur ngërçi politik

Berisha: Kishim kuorum, duhet zgjidhur ngërçi politik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën