TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Izrael – Kosovë, sonte dardanët luajnë për shumëçka

by Tëvë1
1 orë ago
0
A A
​Izrael – Kosovë, sonte dardanët luajnë për shumëçka

Kosova sonte luan një nga ndeshjet më të rëndësishme të fazës së parë të Ligës së Kombeve, pasi përballet me Izraelin në Debrecen të Hungarisë, në kuadër të Grupit B3.

Dardanët hyjnë në këtë përballje me tri pikë pas dy ndeshjeve të para. Kosova e nisi kampanjën me fitore 1:0 ndaj Irlandës në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa tri ditë më vonë pësoi humbje 3:1 nga Austria në Vjenë.

Në anën tjetër, Izraeli është pa pikë pas dy xhirove. Izraelitët u mposhtën 3:1 nga Austria në ndeshjen hapëse, ndërsa në xhiron e dytë pësuan humbje të thellë 3:0 nga Irlanda në Debrecen.

Kështu, para ndeshjeve të sotme, renditja e Grupit B3 është: Austria kryeson me gjashtë pikë, Kosova dhe Irlanda kanë nga tri pikë, ndërsa Izraeli është i fundit me zero pikë.

Për Kosovën, ndeshja e sotme ka peshë të veçantë. Një fitore do t’i çonte Dardanët në gjashtë pikë dhe do ta forconte ndjeshëm pozitën e tyre në garën për kreun e grupit, para përballjes së radhës me Austrinë më 4 tetor. Në rast barazimi, Kosova do të shkonte në katër pikë, ndërsa një humbje do ta linte në tri pikë dhe do t’i jepte Izraelit mundësinë të barazonte me të në renditje.

Por vëmendja e Kosovës nuk është vetëm te ndeshja në Debrecen. Paralelisht, në Dublin, Irlanda përballet me Austrinë. Kjo është ndeshja tjetër e Grupit B3 dhe rezultati i saj do të ndikojë drejtpërdrejt në situatën në tabelë.

Pra, sonte zhvillohen dy ndeshje me rëndësi të madhe për Kosovën: Izrael–Kosovë në Debrecen dhe Irlandë–Austri në Dublin.

Pas këtyre dy përballjeve, Dardanët do të kenë një pamje shumë më të qartë të pozitës së tyre para ndeshjes së 4 tetorit ndaj Austrisë, e cila do të zhvillohet në Kosovë. Më pas, Kosova do të përballet edhe me Izraelin më 14 nëntor dhe me Irlandën më 17 nëntor.

Ndeshja Izrael–Kosovë zhvillohet në “Nagyerdei Stadion” në Debrecen, me fillim në orën 20:45 sipas kohës së Kosovës.

KosovaPress

ShareTweet

Postime të ngjashme

Fury dhe Joshua ndezin duelin e madh, Joshua kërcënon me tërheqje

Fury dhe Joshua ndezin duelin e madh, Joshua kërcënon me tërheqje

Përfundon protesta e 15-të “Jo në emrin tim” në Prishtinë

Përfundon protesta e 15-të “Jo në emrin tim” në Prishtinë

Nis protesta “Jo në emrin tim” në Prishtinë, për të 15-n natë radhazi

Nis protesta “Jo në emrin tim” në Prishtinë, për të 15-n natë radhazi

Nga nesër hyn në fuqi Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me EFTA-n

Nga nesër hyn në fuqi Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me EFTA-n

Tetori Rozë: Një muaj ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit

Tetori Rozë: Një muaj ndërgjegjësimi për kancerin e gjirit

Ahmeti fton shqiptarët për marshin e sotëm: Historia nuk mund të gjykohet

Ahmeti fton shqiptarët për marshin e sotëm: Historia nuk mund të gjykohet

Transporti publik falas në Prishtinë gjatë marshit për UÇK-në

Transporti publik falas në Prishtinë gjatë marshit për UÇK-në

Senati i Universitetit të Prishtinës miraton deklaratë për luftën çlirimtare të Kosovës

Senati i Universitetit të Prishtinës miraton deklaratë për luftën çlirimtare të Kosovës

Fury dhe Joshua ndezin duelin e madh, Joshua kërcënon me tërheqje

Fury dhe Joshua ndezin duelin e madh, Joshua kërcënon me tërheqje

Pesë komisione parlamentare mbajnë mbledhje, ky është rendi i ditës

Pesë komisione parlamentare mbajnë mbledhje, ky është rendi i ditës

Ngacmohet seksualisht e mitura në Leposaviq, nisin hetimet

Vrasje në tentativë në Vushtrri, një person rrahet me mjete të forta

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën