TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shukri Luta mirëpret aktakuzën ndaj ish-policit serb, Aco Dejanovic, që i shkaktoi tortura në luftë

27 vite pas luftës, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj ish-policit serb, Aco Dejanovic, për krime lufte në fshatin Ivajë të Kaçanikut. Një ekip i TËVË1 ka qëndruar sot në këtë fshat, dhe banorët e kanë mirëpritur aktakuzën ndaj personit që thonë se u shkaktoi tortura.

by Fëllënza Krasniqi
59 minuta ago
0 0
A A

Shukri Luta i ka akoma të freskëta në mendje kujtimet rënda të marsit të vitit 1999.

Luta bashkë me banorë të fshatit Ivajë të Kaçanikut u detyruan të largoheshin nga shtëpitë, përmes torturës, trajtimit çnjerëzor e frikësimit.

Pjesëmarrës në këto krime, dyshohet se ishte edhe asokohe polici serb Aco Dejanovic, ndaj të cilit Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë.

“Sipas aktakuzës, burrat ishin ndarë nga gratë, ku ishin dërguar në Stacionin Policor në Kaçanik, më pas 78 prej tyre janë liruar, ndërsa 13 janë ndaluar për t’u marrë në pyetje dhe dyshohet se janë rrahur dhe torturuar nga i pandehuri A.D. dhe persona të tjerë ende të paidentifikuar”, thuhet ne njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Në mesin e 13 të ndaluarve, ishte edhe vet Luta.

“Arca kur e ka filluar rrahjen dhe persekutimin ndaj nesh ka është sjellja e tij brutale, e papritshme më sjellë këtu e më qet në tokë. Pastaj ajo më e rënda është që kur bëhen rreth policët, i marrin një nga një i fusin brenda rrethit e tani është ajo sjellja brutale me shkelma e me gjithçka. Është ushtruar një dhunë e tmerrshme ndaj nesh, por fatmirësisht nuk ka pasur të vdekur gjatë asaj nate të dhunshme që ka qenë. Kryesori i ushtrimit të dhunës ka qenë Aco Dejanovic, por për fat të mirë institucionet e Kosovës e kanë arrestuar”, tha i mbijetuari, Shukri Luta.

Këto tortura të pësuara në burg, Luta tregon se akoma i shkaktojnë rëndesë psiqike.

“Kurgjo nuk është ajo pjesa e dhunës fizike që e ushtron dikush ndaj teje, po problem është ajo pjesa psikike që të përcjellë gjatë gjithë jetës. Që 26 vjet ka çdo ditë që më kujtohet ai moment, ajo pjesa”, ka deklaruar Luta tutje.

Lajmin për arrestimin dhe ngritjen e aktakuzës ndaj Dejanovit, Luta e mirëpriti. Mirëpo, gëzimin ia zbehu dënimi i ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

“Tu e pa rastin e fundit se çka ka ndodh gjoja te drejtësia ndërkombëtare, edhe kur e shoh dhunën që e kemi pas ne prej Serbisë ndjehem jo mirë. Mirë që është arrestua një Arc edhe disa të tjerë, por është keq që krerët e kësaj lufte të dhimbshme janë dënuar rëndë edhe 200 vjet me dënua Arsej Dejonivic unë nuk jam i lumtur, nuk jam i kënaqur, për shkak se nuk është veç Arcaj është komplet aparati shtetërorë i Serbisë”, ka përfunduar Luta.

Përveç torturave të shkaktuara ndaj popullatës civile, forcat serbe dogjën tërësisht shtëpitë në Ivajë të Kaçanikut.

Gjykimi ndaj Aco Dejanoviq do të nis së shpejti në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kraki: Aktgjykimi i Kushtetueses është absurd, nuk mund të caktohet 6 tetori për presidentin

Kraki: Aktgjykimi i Kushtetueses është absurd, nuk mund të caktohet 6 tetori për presidentin

Kamberi: Është koha që të kemi fuqi më të madhe politike

Kamberi: Është koha që të kemi fuqi më të madhe politike

Nis protesta “Jo në emrin tim” në Prishtinë, për të 15-n natë radhazi

Nis protesta “Jo në emrin tim” në Prishtinë, për të 15-n natë radhazi

Partitë shqiptare të Luginës bashkohen për zgjedhjet

Partitë shqiptare të Luginës bashkohen për zgjedhjet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën