Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova pritet të jetë startues për herë të parë te Juventusi në sezonin aktual.
Zhegrova po shihet si titullar për ndeshjen e parë të Juventusit që e luan në kampionat pas pushimit ndërkombëtar.
Mediumet italiane kanë raportuar se Zhegrova do të jetë startues ndaj Cagliarit, ndeshje kjo që luhet më 11 tetor dhe i takon xhiros së gjashtë të kampionatit italian.
Te Juventusi priten të mbështeten te Zhegrova në krahun e djathtë për këtë ndeshje, pasi nuk duan ta rrezikojnë portugezin Francisco Conceicao.
Conceicao ka pësuar një dëmtim të lehtë muskulor në fitoren e Portugalisë ndaj Argjentinës dhe pritet të pushohet për duelin me Cagliarin.
Zhegrova në ndeshjet e fundit, ka treguar paraqitje të mira te Juventusi këtë sezon ku ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 1 asistim në dy përballjet e fundit të ekipit në Serie A.
Në sezonin aktual, Zhegrova ka vetëm 72 minuta lojë në Serie A apo katër paraqitje, në të cilat është inkuadruar në pjesën e dytë.










