TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Platforma për Çështje të Komuniteteve i dorëzohet Qeverisë

by Tëvë1
1 orë ago
1
A A
Platforma për Çështje të Komuniteteve i dorëzohet Qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të Platformës për Çështje të Komuniteteve, e cila është zhvilluar nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) gjatë vitit 2024, me mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar dhe Zvicrës.

Në fjalën e tij, Kurti tha se platforma synon të krijojë një pikë të përbashkët informimi për pjesëtarët e komuniteteve joshumicë në Kosovë, përfshirë komunitetin serb, boshnjak, turk, rom, ashkali, egjiptian, goran, malazez dhe kroat.

Sipas tij, qytetarët përmes kësaj platforme do të mund të kenë qasje më të lehtë në informacione lidhur me politikat dhe mundësitë që ofron Qeveria.

“Së pari, ofron informata për politikat e Qeverisë, si dhe për mundësitë më të fundit për grante, subvencione, punësim, trajnime dhe punë praktike”, deklaroi Kurti.

Kryeministri theksoi se një tjetër funksion i platformës është mundësia që qytetarët të raportojnë drejtpërdrejt rastet e diskriminimit.

“E dyta, u mundëson qytetarëve ta raportojnë drejtpërdrejt diskriminimin, duke krijuar kësisoj komunikim të dyanshëm ndërmjet Qeverisë dhe komuniteteve”, tha ai.

Kurti bëri të ditur se përgjegjësia për menaxhimin e platformës do t’i takojë Zyrës për Çështje të Komuniteteve, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Në fund, ai u bëri thirrje pjesëtarëve të të gjitha komuniteteve që ta përdorin platformën dhe të kontribuojnë në promovimin dhe përmirësimin e saj.

Platforma synon të lehtësojë qasjen në informacione dhe mundësi institucionale, si dhe të krijojë një kanal më të drejtpërdrejtë komunikimi ndërmjet komuniteteve dhe institucioneve të Kosovës.

Tags: albin kurtitakimTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Pajisje kompjuterike, tekstil e duhan: Rreth 1 mijë artikuj sekuestrohen në Han të Elezit

Pajisje kompjuterike, tekstil e duhan: Rreth 1 mijë artikuj sekuestrohen në Han të Elezit

Identitete në shitje: Si funksiononte Rydox, tregu ilegal i dy vëllezërve nga Kosova

Identitete në shitje: Si funksiononte Rydox, tregu ilegal i dy vëllezërve nga Kosova

Tentoi të shiste pronë për 800 mijë euro me dokumente të falsifikuara, dënohet me 6 vjet burgim

Nga një muaj paraburgim për nëntë të dyshuarit për rastin e ‘Grupit të Intelektualëve’

KEDS: Të shtunën nis shkyçja e bizneseve pa kontratë me furnizues të licencuar

Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet

“RILINDJA – Zëra në kujtesë”, nis edicioni i 23-të i Javës së Bibliotekës

Mbi 1 mijë euro borxh për ujë, KRU “Gjakova” shkyç një konsumator në Prizren

Mbi 1 mijë euro borxh për ujë, KRU “Gjakova” shkyç një konsumator në Prizren

Ngrihet aktakuzë ndaj një shtetasi të Shqipërisë në Gjakovë, dyshohet se posedonte mbi 4.8 kilogramë marihuanë

Ngrihet aktakuzë ndaj një shtetasi të Shqipërisë në Gjakovë, dyshohet se posedonte mbi 4.8 kilogramë marihuanë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën