TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Eksperti i FBI-së thirret si dëshmitar në gjykimin për sulmin ndaj kanalit të Ibër-Lepencit, kundërshton Prokuroria

Eksperti i FBI i cili ka hartuar raportin në bazë të së cilit u ngrit aktakuza ndaj të akuzuarve për sulmin ndaj kanalit të Ibër-Lepencit, është ftuar si dëshmitar në procesin gjyqësor. Këtë kërkesë e bëri mbrojtja, teksa prokuroria e kundërshtoi atë.

by Florijeta Dernjani
1 orë ago
0 0
A A

Mbi ta rëndojnë akuzat për sulmin terrorist në kanalin e Ibër – Lepencit, në Varagë të Zubin Potokut.

Vëllezërit Dragisha dhe Jovan Viqentijeviq, me dëmtimin e këtij kanali, shkaktuan jo pak dëme.

Përpos dëmtimit të infrastrukturës kritike, u dëmtua edhe prona e Milena Bashvareviq, e cila ndodhet në afërsi të kanalit.

Ajo në këtë proces është e dëmtuar, e të martën u dëgjua si dëshmitare.

“Ka qenë një detonim i madh, dhe e pashë që një sasi e madhe e ujit po vinte në drejtim të shtëpisë sime. Detonimi ka qenë i madh, themeli i shtëpisë ka lëvizur, shtëpia është shkundë nga vendi, edhe çynga e shportetit ka rënë. Fillimisht mendova mos është tërmet. Kur dola jashtë, pashë sasi shumë të madhe të ujit, e kam thirrë nënën në telefon dhe i kam kërkuar ndihmë që të shohin së çfarë po ndodhë, pasi ata jetojnë afër në fshat”, tregon ngjarjen ajo.

Dëshmitarja theksoi se nga dëmtimi i kanalit të Ibër – Lepencit, prona e saj ka pësuar dëmtime.

Ajo përmendi edhe ndihmën që niveli lokal i kishte ofruar.

“Kanë dalë në vend shikim, janë edhe fotografitë, nuk mund ta di sa ka qenë saktë dmëtimi, por ne kemi pasë edhe stalla për kafshë, dhe toka bujqësore, të cilat janë dëmtuar. Ne në ato momente kemi kërkuar ndihmë dhe vetëm kryetari Izmir Zeqiri na ka ndihmuar me të holla, në shumën 1300€. Kjo nuk na ka kompensu dëmin, por na ka ndihmu gjatë asaj kohe pak”, tha dëshmitarja.

Në këtë seancë, mbrojtja përsëriti propozimet për dëshmitarë.

Nga mbrojtja e Dragisha Viqentijeviq, u kërkua që të thirret për të dëshmuar eksperti i FBI-së që ka hartuar ekspertizën për gjurmët në vendin e krimit.

“Kam propozuar dëgjimin e katër dëshmitarëve, dhe mbesim pas propozimit të dëgjimit të ekspertit gjeologjik të FBI, që e ka përgatitur raportin. E vetmja provë që e fajëson Dragishën është ekspertiza e FBI. Ai ekspert i FBI supozohet se ka vërtetuar se balta përskaj kanalit ku ka ndodhur sulmi, dhe baltës në çizmet e Dragishës, përputhet. Është e rëndësisë të lartë që ky ekspert të dëgjohet sepse ne kemi shumë pyetje në lidhje me këtë raport”, tha avokati Deleviq.

Kurse, mbrojtja e Jovan Viqentijeviq, propozoi si dëshmitarë nipin dhe mbesën e Jovanit.

“Tijana dhe Dejan Viqentijeviq, janë nipi dhe mbesa i Jovanit, dhe në ditën kritike Ivani ka qenë tek ta në shtëpi, nën shoqërinë e tyre. Trivum Bojeviq, ai menjëherë në atë lagje e ka marketin dhe i pandehuri në atë kohë ka shkuar tek ai”, u shpreh avokati Vllajiq.

Këto propozime, sipas prokurorit special, Bekim Kodraliu janë të paarsyeshme.

“Kundërshtojmë propozimet e palës mbrojtëse, për arsye se në këtë hetim penal kanë qenë të angazhuar edhe partnerët ndërkombëtar. Kështu që, gjatë fazës së hetimeve kemi ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për ndriçimin e ngjarjes. Dhe kemi marrë në intervistë edhe persona të tjerë, dhe nga të gjitha provat që kemi siguruar kemi vërtetuar përtej dyshimit të bazuar se këta të pandehur janë përgjegjës për kryerjen e veprës penale. Çdo propozim i tillë do të prolongonte procedurën e nuk do të kontribuonte në ndriçimin e rastit, andaj propozimi i mbrojtjes është i paarsyeshëm dhe vetëm do ta prolongontë procesin”, u shpreh Kodraliu.

Pas konsultimit, trupi gjykues vendosi që të aprovohen propozimet e mbrojtjes, ku dëshmitarët përkatës pritet që të dëgjohen në seancat e radhës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

PDK thërret konferencë për media, s’tregohet arsyeja

PDK reagon ndaj deklaratës së ambasadorit britanik për aktgjykimin në Hagë

Arrestohet një i dyshuar për kanosjen e një avokati në Ferizaj

Arrestohet një i dyshuar për kanosjen e një avokati në Ferizaj

Gjini pas mbledhjes së Kryesisë: Aleanca kërkon ndarjen e çështjes së Hagës nga politika partiake

Gjini pas mbledhjes së Kryesisë: Aleanca kërkon ndarjen e çështjes së Hagës nga politika partiake

Smithi dëshmon në Kongres, pyetet edhe për Hashim Thaçin

Smithi dëshmon në Kongres, pyetet edhe për Hashim Thaçin

PDK thërret konferencë për media, s’tregohet arsyeja

PDK reagon ndaj deklaratës së ambasadorit britanik për aktgjykimin në Hagë

Arrestohet një i dyshuar për kanosjen e një avokati në Ferizaj

Arrestohet një i dyshuar për kanosjen e një avokati në Ferizaj

Gjini pas mbledhjes së Kryesisë: Aleanca kërkon ndarjen e çështjes së Hagës nga politika partiake

Gjini pas mbledhjes së Kryesisë: Aleanca kërkon ndarjen e çështjes së Hagës nga politika partiake

Ndërpritet finalja e Superkupës mes Trepçës e Bashkimit

Ndërpritet finalja e Superkupës mes Trepçës e Bashkimit

Smithi dëshmon në Kongres, pyetet edhe për Hashim Thaçin

Smithi dëshmon në Kongres, pyetet edhe për Hashim Thaçin

Dënohet trajneri Besnik Hasi

Dënohet trajneri Besnik Hasi

Daku në stol edhe ndaj San Marinos

Daku në stol edhe ndaj San Marinos

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën